• |
ide | kryesore

E krahasojnë me Jena Dewn,Jessie J:Nuk ndihem mirë

Paparazzi, Slider



Që kur Channing Tatum filloi të dilte me Jessie J disa javë më parë dhe deri kur e bën zyrtare lidhjen e tyre, interneti ka qenë i zënë duke krahasuar këngëtaen me ish gruan e aktorit, Jenna Dewan.

E para që ka reaguar ndaj komenteve të shumta në rrjetet sociale ku dy vajzat krahasoheshin ka qenë pikërisht Jenna e cila i ka dhënë thjesht një përgjigje: “Vetëm ndjesi positive”, por nuk i ka marrë kaq lehtë fjalët e ndjekësve këngëtarja e hitit “Flashlight”.

Jessie ka shpërndarë një mesazh të gjatë në Instagram ku thotë se nuk e pëlqente gjithë këtë situatë dhe se do donte që njerëzit të ndalonin:

“Unë ndonjëherë shoh që emri im përfshihet në histori online me të cilat nuk jam dakort. Shpesh i injoroj pasi 99% të rasteve bëhet fjalë për gjëra të cilat nëse diskutohen nuk sjellin asnjë gjë positive.

Gjithsesi është një histori të cilën e shoh të rishkruhet herë pas here në javët e fundit, e cila flet për mua dhe krahasimin që më bëjnë me një femër tjetër të bukur, ku njerëzit zgjedhin cila nga ne është më simpatike.

Jam këtu për të folur për titullin dhe mënyrën se si historia është duke u shkruar. Jam përpjekur vazhdimisht të gjëj diçka pozitive nga ky artikull..

…Jam një femër që suportoj të gjitha femrat. Jam një femë që i do të gjitha femrat dhe nuk do qëndrojë e heshtur kur media është duke i mësuar vajzave të reja që ta krahasohen me njëra tjetrën vazhdimisht. Ose që të zgjedhin cila është më e bukura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *