• |
ide | kryesore

Eksploziv dhe dyshime për atentat, çfarë ka zbuluar policia në Elbasan

Lajme, Të fundit



Kanë dalë detaje të reja nga aksioni i policisë në Elbasan ku u prangosën Enver Çapja dhe Naim Gjuri.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, në banesën e 38-vjeçarit Gjuri u gjet 1.5 kg lëndë eksploziv bashkë me një mekanizim shpërthyes.

Për këtë ekspertët xhenierë po kryejnë verifikime, pasi mina ishte pajisur me aparat celular dhe ka dyshime se mund të përdorej në ndonjë atentat, shkruan Tv Klan.

Ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi, ndërsa uniformat blu vazhdojnë operacionin në rrugët e qytetit ku janë ngritur postblloqe.

Të njëjtat burime thanë se banesa e 38-vjeçarit Gjuri shërbente si bazë  për të mbajtur armatimin luftarak.

Ajo prej kohësh mbahej nën vëzhgim nga agjentë të policisë.

Përveç minës me telekomandë, në banesë u gjetën edhe dy armë zjarri pistoletë, municion luftarak si edhe një sasi e konsiderueshme monetare, shkruan Tv Klan.

Përveç dy të arrestuarve u shoqëruan në policie edhe 8 persona të tjerë që më pas janë lënë të lirë.

Burime pranë uniformave blu thanë se operacioni synon të godasë grupe të njohura kriminale në qytet si dhe për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda të ndodhura kohët e fundit.



6 Comments

  1. Policia pse nuk zbulon autoret e vrasjeve ndaj fisit capja dhe atentateve qe ju jan bere atyreve pse gjith ky sulm shteteror?

  2. Aman ruajeni shokun qazim se mos i ndodh gje se eshte nga kuadrot me besnike te partise edviniste ne shqiperi.plaku matuf,futi ne hasmeri tere elbasanin dhe asnjeri nuk e di si do mbaroje kjo histori.zoti i dhente hakun gjithsecilit

  3. Skifteret e PD te merzitur,po te gjithe njerzit qe mbeshtesin PD kur kapen i gjenden tritol,arme,fisheke,bomba,droge,para,thika ku i gjejne keta capajt te gjithe kete armatim dhe per cfare e duan,lul pershendet policine per aksionin ne elbasan,jo per gje por fiton pike,ju skiftera meruni me dok e shkencave te arrestuar ne itali miku i ngushte i lulit

    1. Sarkazma e bukur. Njerezit e Pd me tritole. Gjithe arrestimet para nji muaji shkoder shijak lezhe fier has te pd ishin

  4. Pa diskutuim,ku ka krim,droge,tritol,bomba dhe keta ndodhen ne qytet ku PD eshte ne pushtet,nuk eshte rastesi por e mire menduar nga saliu si njeriu inspirues i krimit ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *