• |
ide | kryesore

FOTO/ Familja ku u gjet laboratori i heroinës në Has, tashmë e zhytur në varfëri

Lajme, Të fundit



Në Brenogë të Hasit, shtëpia e identifikuar laborator droge ngjan me një ngrehinë të braktisur.

Brenda saj jeton pjesa e mbetur e familjes Shuti. Aty ku natën e 19 tetorit u zbuluan 182.5 kg morfinë dhe 22 përbërës për heroinë nuk ka më policë.

Dy pjestarët e saj Mustafa Shuti 76 vjeç dhe Anila Shuti janë në masën e sigurisë arrest shtëpie. Për t’u parë me ta duhet t’i biesh rrotull ndërtesës disa herë. Ata janë të shokuar, por bujarë.

Në dhomën ku supozohej i ngritur laboratori drogës, s’ka asnje gjurmë.Mustafa Shuti, i moshuari i familjes mezi qëndron në këmbë. Frymëmarrja i është vështirësuar nga një sëmundje e rëndë dhe e gjatë.

Gazetari: A mund ta përballoni këtë situatë?

Shuti: “Unë jo, jam i sëmurë”.

Gazetari: A mund të pajtoheni?

Shuti: Nuk pajtohem se ka qenë qëllimisht, në dijeni jo. Më tha ma lësho një dhomë, ia lëshova bëra një firmosje kontrate dhe ka ik në punë të vet. Se kush erdhi në kët botë”.

Tashmë familja ka rënë në gjunjë ekonomikisht. Bashkëshortja e Mustafait prej kohësh e paralizuar në shtrat. Kurse Anila nën masën e arrestit shtëpiak e papunë, me parë ishte edukatore.

Burri saj Xhaviti është në burg. Vetëm tre fëmijët dalin nga shtëpia në shkollë. Për këtë ngjarje krimet e rënda kanë lënë në burg tre vetë, Xhavit Shutin, Flamur Bishon Çelo dhe Vehbi Barushin. /abcnews.al



4 Comments

  1. Koka ben koka peson,keshtu ndodh kur beson me shume ke njerzit e saliut qe mirbesimin tuaj ja u kthyen ne ferr,kete ka bere saliu per20 vjet

  2. Nuk e kuptova kete lajm.
    C’fare duhet te beje shteti!!!!????
    Te nxjeri nga burgu burrin, te lejoje qe shtepia te funksionoje si laborator droge dhe si perfundim poshte rilindja, Edi Rama dhe lavdi Lulzimes dhe Flamur Nokes.

  3. Nuk te pelqen jo jo,shko pyet nje here andej nga ato ane te kuptosh me mire se cfare bejne te besuarit e saliut,me cfare parash fejesa e zenit u be me luge,piruj,thika te florijte,me cfare u be gjithe kjo pasuri qe dhe enveri do e kishte zili.vrasjet,krimi,prostitucioni,droga,korrupsioni e kane fillesen ne dy kohet e saliut te gjitha i futi ne institucion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *