• |
ide | kryesore

Historia/ Ushtari kthehet pa lajmëruar në shtëpi, por gruaja… (FOTO)

Lapsi Leaks



Historia e mëposhtme është emocionuese, por edhe dramatike. Është Buzzfeed që solli historinë e dy të rinjve që u prezantuan nga një mik i tyre i përbashkët. Që në takimin e parë që të dy e ndjenë shkëndijën e dashurisë.

Kaluan muaj me njëri-tjetrin derisa vendosën të martohen për ta kaluar jetën bashkë përgjithmonë. Por, djali ishte ushtar dhe pak muaj pas martesës iu desh të udhëtonte jashtë vendit për disa kohë.

Këtu historia filloi të merrte tjetër rrjedhë. Teksa ushtari i shkruante pa pushim të shoqes, reagimet nga ana e saj nuk ishin më të njëjta.

Nga malli, vendos ta braktisë ushtrinë dhe të jetojë vetëm pranë saj. Por, kur kthehet pa lajmëruar për ta surprizuar ai përballet me vëllanë dhe nënën e saj, të cilët i tregojnë se gruaja e tij u kishte thënë se ky i fundit ishte gay.

Pas kësaj, ai përballet me gruan e tij e cila i pranon gjithçka madje i rrëfen se ka shkuar me 60 persona të tjerë, është shtatzënë dhe nuk ia ka idenë se i kujt është fëmija.

Ushtari u mat ta qëllojë, por u ndal dhe kërkoi menjëherë ndarjen nga ajo. Në gjykatë gruaja kërkonte që pasuria të ndahej përgjysmë, por tradhtia e saj u dënua rëndë dhe gjykatësi çdo pronë ia la të shoqit. Sot gruaja është e pastrehë, shkruan Buzzfeed.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *