• |
ide | kryesore

Kjo ishte ‘java e fundit’ e vjeshtës, çfarë parashikohet për ditët në vijim

Lajme, Të fundit



Kjo javë ishte fundi i vjeshtës me temperatura të larta. Tani vendin do e zënë reshjet shiu dhe dëbora duke filluar nga nata që lamë pas, për të vijuar edhe gjatë ditës, por duket se reshjet më të mëdha do të bien të martën e javës që vjen.

“Vijojne reshjet e shiut dhe debores sonte gjate nates dhe diten e diel ne zonat Jugore; reshje me te pakta do te kete ne zonat Lindore. Zonat Qendrore dhe Veriore paraqiten me reshje te izoluara. E hena permireson perkohesisht kushtet e motit por mbremja dhe e marta ri-sjellin reshjet ne territor.

Temperaturat e ajrit mbeten te uleta ne fundjave dhe te henen ndersa rritje graduale pritet per te marten dhe ne vijim; me e ndjeshme ne temperaturat minimale te cilat parashikohet te kalojne ne vlera mbi ZERO,” njofton Meteoalb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *