• |
ide | kryesore

Manipulimet Rama- Veliaj për fshehjen e tenderimit 40 milionësh

Arkiva, Kryesore



Gjithkush e ka parë me çudi shfazimin e Erion Veliajt që ka pranuar ditët e fundit të marrë lehtësisht mbi vete etiketimet “racist”. Kryebashkiaku që jemi mësuar ta shohim gjithnjë përmes klisheve idilike, duke mbajtur në krahë një fëmijë rom, duke i servirur një supë të ngrohtë një gjysheje të moshuar, duke ngritur gosti në datëlindjen e një aktori të madh, papritmas shpërtheu në terma jo të zakonshëm për gjuhën e tij, dukë përbuzur “shpellarët”, duke i krahasuar ata me dëmet që nazistët i bënë Tiranës dhe duke ironizuar të zbriturit në kryeqytet.

Dhe dyshimet janë se këto nuk kanë të bëjnë me lapsuse të pandërgjegjshme. Apo me një dalje nga kornizat e imazhit që i imponohet publikut përmes kasetave të gatshme që shpërndan zyra e tij e propagandës.

Ato duhen parë në kuadër të një serie “provokimesh” që po zhurmojnë me breshëri, që kur u hap afera e tenderimit të unazës së re. Ato duhen parë në sintoni me strategjinë e Edi Ramës për të nxitur debat rreth shembjes së shqiponjës, që kryeministri e konsideroi se një horror estetik. Lapsi.al i ka parë në këtë dinamikë:

Rezultate imazhesh për rama shqiponj Rezultate imazhesh për rama shqiponja

Pas këtyre provokimeve të Ramës me disa statuse me radhë dhe të Veliajt në disa qendrime njëri pas tjetrit, shumëkush u mor me faktin se a i takon shefit të shumicës të jetë njëkohësisht edhe kryeesteti i shijeve të shqiptarëve. Të tjerë iu turrën kryebashkiakut për ligjërimin e tij fashistoid dhe për përbuzjen e njerëzve në hall.

Në fakt debati rreth asaj që po ndodh tek unaza e re u fokusua shumë tek këto aspeke, prodhoi shumë llafollogji dhe harxhoi shumë energji, duke i zënë hapësirën një debati real. Atij se, për ndërtimin e segmentit Pallati me shigjeta- Unaza e re, janë tenderuar 40 milionë euro vetëm për 2.2 Km rrugë. Dhe më keq akoma, se kjo gjë është bërë me një konkurencë fiktive dhe me një “garë”, ku realisht kanë marrë pjesë vetëm klientët e përzgjedhur në oborrin e Ramës.

Pra askush nuk na pengon pas zbulimit të këtij manipulimi, të mendojmë se ai kërkoi të fshihet nga një manipulim më i madh: Hapja e debatit të provokuar nga Rama për shëmtinë e shqiponjës dhe atij të nxitur nga Veliaj, për shpellarët apo sinazistët e rinj.

Rilindasit tashmë e kanë sofistikuar teknologjinë e mbivendosjes së debateve shterpë mbi ato reale, që vërtiten rreth vjedhjeve apo kriminalizimit të tyre.

©Lapsi.al



11 Comments

    1. Unaza e Re eshte nje nyje vertet e nevojshme per Tiranen sidomos ne gjendejn qe eshte tani ku trafiku eshte nje shkaktar shume i madh i ndotjes por edhe faktin qe behet nje kaos ne hyrje te Tiranes .Ajo qe po ben qeveria eshte ne te mire te te gjithe qyteareve te Tiranes dhe jo vetem .
      Sa per koston e rruges aty perfshihen jo vetem ndertimi por prishja e objekteve pa leje qe ndodhen dhe shume shpenzime te tjera te cilat jam i sigurt se po te kerkoni se ku do te shkojn parate per ndertimim dhe si do te perdoren do te merrni pergjigjen e duhur.
      Nuk ka nevoj te shpifni per gjera te paverteta.

    1. thojini atij Bashes mos bej gam gam kot se po shfrytezon protesten e popullit per cik popullaritet,ai eshte me i korruptuari me hajduti .Lul Basha e projektoi vete rrugen e tani del proteston kundra turp per kete opozite te lodhur

  1. pse nuk nxirrni ju projektin e Bashes kur ishte ne bashki se tani ai muti del kot ben sikur proteston per popullin

  2. sa ja fusni kot ju gazetar juve sikur jini inxhinjerra edhe merni vesh nga rruget,meqe e kapet si rast korrupsioni pse se coni ne prokurori juve

  3. KY shkrimin eshte per shvejkun ku Shkullak I ngjan nentoger Dubit.Te jete per ju gazetare lesh dhije Rama edhe 10 vjet rri ne fuqi.Jeni tamam kazane pa bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *