• |
ide | kryesore

Mavraj kërkon falje pas 24 orësh: Mos e vini në diskutim respektin tim për fanellën

Sport



Mbrojtësi i kombëtares Mërgim Mavraj ka reaguar sërish pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Skocisë. Pas ndeshjes ai e mohoi që gjesti i tij të ishte i qëllimshëm duke akuzuar arbitrin e takimit se e kishte ndëshkuar pa të drejtë. Por pas reagimeve të shumta në shtyp dhe rrjetet sociale, Mavraj bën një tjetër sqarim në Facebook, ketë herë duke kërkuar falje.

LEXO EDHE:

Profil/ Çfarë e detyroi “tradhtarin” Mërgim Mavraj të heqë bluzën e Gjermanisë

“E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie ? Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim respektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra” – shkruan kapiteni. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *