• |
ide | kryesore

MotoGP/ Në Valencia, mes shiut e rrëzimeve, triumfon Ducati i Dovizioso

Sport



Andrea Dovizioso triumfon në Cmimin e Madh të Comunità Valenciana e rrëmben fitoren e katërt sezonale në raundin e fundit të Botërorit 2018. Piloti i Ducati ka marrë vendin parë në një garë të çmendur, të kondicionuar nga shiu i rrëmbyeshëm dhe rrëzimet në pistë, që bënë viktimë kampionin e sapokurorëzuar Marquez, Vinales e në fund edhe Valentino Rossi, që ishte në luftë për fitoren. Në podium edhe Suzuki i Rins e KTM e Espargaro.

Në garën e fundit të Botërorit është gati e pabesueshme ajo që ndodhi. Shiu i lehtë që binte mbi cirkuit në nisje u shndërrua shpejt në një stuhi, që xhiro pas xhiro shënoi viktimat duke e shndërruar në një garë me eleminim. Asfalti i lagur nuk kurseu asnjë dhe shumë pilotë përfunduan përtokë të tradhëtuar: Miller, Petrucci, Aleix Espargaro, Luthi, Iannone, e në fund edhe Marquez e Vinales provuan rërën, përpara se komisarët e pistës të ndalonin garën.

Në fund triumfoi Dovizzioso, që dominimin e shfaqi në tetë xhirot e fundit, ku Valentino Rossi provoi ti qendronte pas, por katër xhiro nga flamuri u rrëzua edhe ai, duke e mbyllur garën i 13°. Një garë e bukur me fund të keq për Doktorin që nuk mori dot asnjë fitore në këtë sezon, gjë që në 23 vjet karrierë i kishte ndodhur vetëm në dy vitet me Ducati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *