• |
ide | kryesore

Platforma e PD/ Basha flet me emra: Politikanët që do shkojnë pas hekurave

Lajme, Të fundit



Sipas Lulzim Bashës, ashtu siç u miratua ligji për dekriminalizimin, edhe nisma e re e PD për vettingun në politikë do të miratohet. Sipas tij, politikanë që sot janë të lirë duhet të ishin prapa hekurave.

‘Edi Rama, Taulant Balla, Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini etj., duhet të shkojnë në burg. Këta politikanë kanë vjedhur votat, kanë lidhje me krimin.

Nuk ka këtu të shkosh me makinë luksoze dhe të mbash konferenca shtypi, gjoja për qytetarët’, tha kreu i PD-së gjatë fjalës së tij në Berat.

Basha u shpreh se nuk do të ketë kompromise lidhur me pastrimin e kuvendit nga politikanët e lidhur me krimin. Dekriminalizimi i zgjedhjeve, sipas kryedemokratit, nis me ndëshkimin e krimit elektoral.

“Nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se: kthim në parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë. 

“Zgjidhja politike është aty. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venecia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për polciët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politokanët nuk ka për të patur.” – tha Basha, i cili shtoi se ata që bëjnë pakt për vota me kriminel, do përfundojnë në burg. Dekriminalizmi i zgjedhjeve nis me ndëshkimin e krimit elektoral, Edi Rama futi duart në zgjedhjet dhe këtë e dinë të gjithë si ne dhe miqtë ndërkombëtar, përfundoi ai.

©Lapsi.al 



11 Comments

  1. Agron,,,,shko se te ka mbetur malli pa shitur, se kerkon parate kryetari, pastaj eja na bej ndonje rezyme edhe te kopese tuaj narkomane, e tepsi lepiresve rilindas kuqale, hajt,, shko, se te pret partia.Bej ndonje shpifje, a sulm ndaj opozites, se te paguan partia droges me mire, e te ofron ndonje post nga ata qe vetem ju i dini si i merrni.

  2. Ky fjalim i lulit me kujtojne XiXat e dikurshme te enverit,fillo nga vetja lul pastaj nga miqte e afert doktoret e shkencave,financuesin e PD te arrestuar ne holland per heroine deri te pronari i firmes viktorja,sa per te arrestuar keni boll ju ne PD i pari ti vete rrg e kombit,marveshja e detit,21janari dhe se fundi dokum e ardhur nga FBI per lobimin rus ke dhe te tjera por si fillim te mjaftojne keto,jep ti llogari i pari pastaj me rradhe te tjeret nuk keni ku shkoni,ne ferr e keni vendin

  3. Sali Berisha per vrasjen e 4 vetave me 21 janar, Ilir Meta per bllokun e korrupsionit (me ze dhe figure) dhe ky loqja Lul Basha per vjedhjen e 210 milion eurove te rruges rreshen-morine ku ende mungojne urat e i ka shpetuar gjygjit me procedure duke cuar raporte mjeksore, ju duhet te shkoni mbrapa hekura. Vetem kur te perfundoni ju pas hekurave do besojme qe ka drejtesi e do filloje dhe rames ti dridhen gjunjet nga frika e burgut

  4. Ky i pa emer na flet me XIXAT e mija qe ia kam fut, enverit e tashti po ua numuroj ketyre kelysheve pasardhes te sektit. Per konder venije keta, te rrjeshtojne ata gjera qe jane hedhur poshte, me fakte e prova,, si shpifje e intriga nga sabotatoret e kuq. Per cdo nga ato qe na ngrejne akuze keta felliqesira kuqalesh, bije te denje kriminelesh, si hajdute e kriminele profesioniste po therrasin si ai hajduti qe e ndiqte polici, qe mos ta zinin njerezit therriste;;;; Kapeni hajdutin, ne kete mes ju jeni kopeja e hajduteve, e plackitjeve te popullit. C;ben macja, gjuan minj, edhe ju ashtu jeni, ju rrofte maska e mashtrimit dhe e hipnozes qe dini ta beni shume mire, por koha eshte ne te kunderten tuaj o mashtruesa, bandite, drogmene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *