• |
ide | kryesore

Reshjet e dëborës/ Autoritetet: Kini kujdes maksimal në këto akse

Lajme, Të fundit



Reshjet e dëborës kanë sjellë problemet e para në qarkullimin e makinave, ku disa rrugë kanë prani të madhe të dëborës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim për mediat, ka bërë me dije se deri tani çdo rrugë është e kalueshme.

Megjithatë, drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes maksimal teksa udhëtojnë në akset Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë.

NJOFTIMI I PLOTË

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që vazhdojnë në Qarkun e Korçës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal teksa udhëtojnë në akset Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë dhe vazhdojnë punën për kriposjen dhe mbajtjen e rrugës të hapur. Aktualisht nuk ka probleme me kalueshmërinë e mjeteve, por ato duhet të qarkullojnë me zinxhirë.

ARRSH dhe Policia Rrugore janë në terren ndërsa konsiderohet shumë e rëndësishme që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të policisë ashtu sikurse gjatë orëve të natës të kenë akoma më shumë kujdes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *