• |
ide | kryesore

Sturridge në telashe: baste në familje mbi kalimin e tij tek Inter

Sport



Daniel Sturridge ka probleme të mëdha dhe rrezikon një dënim të gjatë. Federata Angleze e Futbollit (FA), ka hapur një hetim mbi sulmuesin e Liverpool për një çështje bastesh dhe shtypi britanik tregon detajet e para mbi atë që duket një ngjarje e rëndë. Sipas asaj që bën të ditur “The Sun”, një i afërm i futbollistit ka vendosur 10 mijë stërlina bast për transferimin e tij tek Inter, ndërsa një tjetër familjar, më parë, kishte vendosur një shifër të konsiderueshme për transferimin e sulmuesit tek West Bromwich, lëvizje që rezultoi e vërtetë.

Faktet i takojnë janarit të këtij viti, përpara se sulmuesi i Liverpool të huazohej tek WBA. Sipas akuzës, pavarësisht se Federata angleze i ndalon kategorikisht anëtarëve të saj të vendosin baste ose t’i japin informacione të afërmve e miqve, futbollisti e ka informuar kushëririn se do të kalonte tek Inter (nuk shpjegohet ndryshe shifra e lartë). Negociata pastaj nuk është konkretizuar.

Basti i kushëririt të Sturridge për transferimin e këtij të fundit te zikaltrit ishte regjistruar zyrtarisht në 17 janar 2018 dhe ka bërë që FA të nis hetimet. Sulmuesi i “Reds” që nuk ka bërë asnjë koment zyrtar, por që i ka garantuar drejtuesve të klubit të tij së i ka respektuar gjithmonë rregullat, ka kohë deri në orën 18:00 të datës 20 nëntor për t’iu përgjigjur akuzave. Nëse këto të fundit do të konfirmohen, Sturridge rrezikon një sanksion ekonomik dhe një pezullim nga aktiviteti futbollistik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *