• |
ide | kryesore

‘Unaza e Re’/ Qytetarët në ditën e 15 të protestës: Do i mbrojmë me jetë banesat

Lajme, Të fundit

Ndërsa nesër është lajmëruar se do të nisin prishjet e banesave në zonën e Astirit për projektin e Unazës së Re, banorët dhe pronarët e bizneseve aty kanë hyrë në ditën e 15 të protestës.

Ata kanë bllokuar sërish rrugën duke ndaluar qarkullimin e makinave, në kërkim të një përgjigje për të drejtat e tyre.

Qytetarët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.

“Nuk ka asnjë fije trasnparencë, as nga qeveria as bashkia. Ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Edhe avokatja e popullit e nxorri blof qeverinë në shumë pika,” tha një banor.

“Qeveria edhe mund të na terrorizojë, por ne me trupin e jetën tonë do i mbrojmë banesat,” u shpreh ai.

6 Comments

  1. Protesutesit kene te drejte te marrin demshperblim ose nje apartament te fusin koken, por ky personi me kapele qe ka dale ne fotgrafi dhe jep interviste, quhet Met Vokshi dhe e ka shpin ke Ali Demi.
    Esht mashtrus i lindur , pijanec i degraduar. Mjafton ti japesh nje dopje dhe del jep intervista edhe per te lavderuar Enverin po qe nevoja.

    Ja kestu me keta tipa mundohet bashkia ta degradoje protesten.

  2. Keto te ikin nga kane ardhe dhe te mos bejne lojen e saliut dhe lulit,se dhe koto njesoj si shoket e tjere te stacioni i trenit do te perfundojne duke mare shtepia,nuk mund te mbahet peng zhvillimi nga ca shpellare qe paguen nga saliu dhe luli me para te financuar nga grupet e droges dhe ruse

    1. Eshte e vertete qe ato kane zene token pa leje… por dhe pa shtepi nuk i le dot.. prandaj mos u mundoni ti etiketoni si te saliut apo lulit..
      Eshte nromale qe Saliu dhe Luli duan te nxjerrin perfitime politike mbi kete situate… por nje gje duhet menduar dhe per ata te shkretet .

      Cfare jane lavazhe , dyqane, garazhde , kjoska .. as me ndien fare.. por per ate qe ka nje cati mbi koke eshte humbje e madhe. prandaj bashkia duhet ta zgjidhi nje cike qesen me shume..

  3. Mos u merakos ti,kane shtepiat e tyre atje nga kane ardhur te shkojne,qytetar nuk behesh duke zene tokat e te tjereve,ti thua Bashkia te zgjidhi qesen,por ku i gjen parate Bashkia te mi mare mua dhe ty e te tjerve nga taksat,kjo nuk eshte e drejte

  4. Or ti, i paemer, na thuaj kush jeti qe vendoske qe te ikin nga kane ardhur,,,po ti kuqal nga na erdhe o bandit qe rrembeve pronat me pushke e force, e sot hedh pordhe pushtetari. Njerez mizerabel, qe ju ka zene deren demokracia, dhe po e shfrytezoni perfekt per interesat mafize te pushtetareve bandite, e tufes se zagareve si ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu