• |
ide | kryesore

A duhet të dorëhiqet Basha nëse humb zgjedhjet? Po koalicion me LSI? Flet Berisha…

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha tha gjatë intervistës përballë gazerit Ilir Babaramo mbrëmjen e së hënës në Report Tv se opozita duhet të testojë edhe më pas të vendosë për formën që do i çojë më të sigurt drejt fitores, në zgjedhjet e ardhshme.

I pyetur nëse Basha duhet të japë dorëheqjen nëse humb në zgjedhjet lokale, Berisha dha këtë përgjigje: “Çdo zgjedhje është një betejë. Rezultati është para së gjithash përgjegjësi e liderit. Vendimet që merr ai, janë atribut i tij. Por nuk thotë njeri që zgjedhjet s’janë përgjegjësi e tij. Pas çdo palë zgjedhje duhet bërë analiza. Se si do bëjë është në tagrin e tij. Çdo zgjedhje është e detyrueshme”, – tha ish-kreu i PD-së.

I pyetur për marrëdhëniet me Bashën, Berisha tha: “Unë jam i dorëhequr dhe s’kam më lidhje në drejtim. Konsultohet Basha herë pas here, sipas gjykimit. Nuk ka rëndësi për mua, është i lirë të marrë çdo vendim. Takohem zakonisht me të rregullisht”.

Në zgjedhje, PD-LSI bashkë apo me kandidatë më vete?

“Duhet të testojnë për formën që i çon më të sigurt drejt fitores. Zgjedhjet bëhen me testim, koalicion i pjesshëm, koalicion i plotë, varet. Gjithçka duhet të jetë në funksion të fitores së zgjedhjeve”, – tha Berisha.



6 Comments

  1. E kupton veten vete saliu,por luli ta futi dhe thelle o sali dhe ti je brenda marveshjes rama-basha,kur ta hash do ta kuptosh ti dhe skifterat e tu,por do jete vone

  2. Keta sherbyesit e pislleqeve te sektit, e kujtojne vehten te zgjuar, e dinake, dhe me komente surrogato kujtojne se po e percajne PDne me hipokrizi e mashtrime mendimesh diversioniste, ashtu sic dine ta bejne vetem plehrat e rruges demokracise qe kane mbetur tek ky sekt, rilindja e qelbur.

  3. O-XIXA-mos e thuaj -sekt -se prape e ofendon ate fjale por thuaj -tek ky -insekt-haleje qe eshte e barabarte me fjalen -rilindja e qelbur-.

  4. Ate e kupton vetem Stalini (Ermonela Felaj), qe me sa duket eshte bere traversit, pidh me fela.
    Ja p.sh. ka njeri te na perktheje ne shqip frazen; “Takohem zakonisht me te rregullisht”. Hahahahahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *