• |
ide | kryesore

“Arbitri më premtoi dy penallti”: deklarata shokuese e Berg pas Turqi-Suedi

Sport



“Arbitri më premtoi dy penallti”. Ky është zbulimi anormal i sulmuesit të Suedisë Marcus Berg për ndeshjen e luajtur të shtunën në Ligën e Kombeve kundër Turqisë. “Në fund të pjesës së parë protestova tek arbitri (rumuni Istavn Kovacs) për një 11 metërsh që nuk më kishte dhënë – ka deklaruar nordiku për ‘Aftonbladet’ – Mu përgjigj se do ti rishikonte pamjet dhe nëse do të kisha të drejtë, në pjesën e dytë…”.

Në minutën e 25′ të pjesës së dytë vetë Berg fitoi penalltinë, pastaj realizuar nga Granqvist, që i dhuroi suksesin Suedisë në Turqi e dënoi kombëtaren e shtëpisë në rrëzimin në Ligën C të Nations League. Federata turke – sipas Marca – është gati të prezantojë ankimimin tek Uefa. “Arbitri bëri atë që më premtoi? Mendoj se penalltia e sinjalizuar ishte në dritë të diellit, madje, mund të na kishte dhënë edhe një tjetër “, shtoi Berg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *