• |
ide | kryesore

Arrestohet shefi i gjigandit të makinave, Nissan

Planet



Eshtë vënë në pranga shefi i gjigantit të prodhimit të makinave, Nissan. Ai është akuzuar për mos raportimin e plotë të pagës së tij dhe përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Carlos Ghosn, gjithashtu drejtues i kompanive ‘Renault’ dhe ‘Mitsubishi’, është arrestuar lidhur me pretendimet për ‘sjellje të pahijshme financiare’.

Ghosn, një figurë e lartë në industrinë e makinave, do të shkarkohet nga firma pas një takimi të bordit të enjten, tha shefi ekzekutiv i firmës.

Firma tha se nuk mund të japë detaje të mëtejshme mbi veprat penale.

Ndërsa Nissan ka kryer hetime të brendshme për disa muaj, nxitur nga një raportim.

Sipas mediave japoneze, Ghosn nuk raportoi një shumë që arrinte deri në 44 milionë dollarë gjatë një periudhe pesëvjeçare nga viti 2011.

Nga viti 2010, firmave japoneze u është kërkuar të zbulojnë pagat e drejtuesve që fitojnë mbi 886 mijë dollarë ose 100 milionë jen.

“Nissan thellësisht kërkon falje për shkak të shqetësimit të madh të aksionerëve tanë,”- tha kompania.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *