• |
ide | kryesore

Berisha: Xhafaj nisi “të kafshojë”, mënyra e largimit tipike mafioze

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas tij ministri i Brendshëm iku sipas një kodi mafioz pasi nisi “të kafshojë” atje ku nuk duhet.

“Xhafaj filloi “të kafshojë” ndaj u largua. Për këtë shkak u bë i rrezikshëm për Ramën. Kë do kafshonte? Ai kërcënoi me “kafshim” Gjiknurin, Ahmetajn. Këta janë të gjithë të lidhur me krimin. Edhe Klosi është i lidhur me krimin.

Ne e sulmonim sepse ai përdori metoda të sigurimit të shtetit me Ardi Veliun duke mbrojtur vëllain e tij. Ajo që bëri me çështjen Babale duke manipuluar provat e bën që të kalbet në burg.

Pse iku ai në një mënyrë krejt mafioze? Ai iku dhe nuk dha asnjë sqarim. Bëri edhe disa kërcënime dhe mbylli gojën. Shqiptarëve nuk u është thënë ende pse iku ministri i Brendshëm. Cili ishte mesazhi që dha Rama me largimin e Xhafës? Ky u arrestoi, por unë e qërova” – tha Berisha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Sa me shume shkruan aq me shume tregon origjinen e tij injorante dhe perserit te njejtat tekste te Fantazmes Dixhitale.

    1. Me kete fjali ti po na thua qe ja paske fut kot per xhafen o shok. E pranove dhd ti me ne fund qe ai ka punuar dhe ka qen me i sakti ne qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *