• |
ide | kryesore

Detajet/ Si u ashpërsua masa e sigurisë për Ervis Martinaj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e prokurorisë për të ashpërsuar masën e sigurisë nga “burg me afat 30 ditë” në “burg pa afat” për Ervis Martinaj i arrestuar pas një përplasje me armë me një të vrarë në ish-bllok.

Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e prokurorisë për të ashpërsuar masën e sigurisë nga “burg me afat 30 ditë” në “burg pa afat”, për Ervis Martinaj i arrestuar pas një përplasje me armë me një të vrarë në ish-bllok.

Martinaj i cili po ashtu mbeti i plagosur në përleshjen e cila ndodhi në fillim të tetorit, akuzohet për “vrasje të mbetur në tengtativë”, ndërsa prokuroria po e heton edhe për “zhvillim bastesh të paligjshme”, “pastrim parash” e akuza të tjera.

Fillimisht gjykatësi Artan Gjermeni në Shkallën e Parë vendosi masë sigurie me afat 30 ditë, duke kërkuar më shumë prova nga prokuroria. Në Apel Hysni Demiraj ka pranuar pretendimin e prokurorit Gent Xholi që përfaqësoi akuzën, dhe ka hequr kufizimet kohore mbi masën e sigurisë.

Bashkë me Martinajn me masë sigurie arresti me burg është edhe Eljon Hato, i cili po ashtu u plagos gjatë përleshjes, në të cilën mbeti i vrarë Fabjol Gaxha. Mbrojtësit kërkuan lirimin e tyre duke pretenduar se ata nuk kishin qenë pjesë e përplasjes me armë.

Po ashtu i arrestuar për përplasjen me armë është dhe Geldo Hoti, ndërsa në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo dhe Ajaks Boshnjaku. Këta të fundit janë nën akuzë për vrasjen e Gaxhës.

Nga personat e identifikuar si të përfshirë në përplasje Martinaj është me precedentë penalë. Ai është akuzua për një vrasje në vitin 2015, por u dënua për një akuzë të lehtë me vetëm 1 vit e katër muaj. Martinaj po ashtu u përmend edhe gjatë dëshmive në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa rezulton se ka një dënim me tre muaj burg për “organizim lojrash të paligjshme të fatit”./BIRN/



2 Comments

  1. Tan Gjermeni gjykatsi i saliut nuk beri dot gje per ta liruar martinin nipin e lirise,tani ai do te filloje te flase dhe pastaj do te shikoni zenin,saliu nuk foli asnjehere per ngjarjen ne bllok.pse?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *