• |
ide | kryesore

Fatos Lubonja përballë Adi Krastës: Pse kam vendosur të rri jashtë llogoreve të politikës

Lajme, Të fundit



I ftuar në emisionin më të ri në News24, “A” me Adi Krastën, analisti Fatos Lubonja është pyetur për protestën e banorëve të Unazës së Re si dhe qëndrimin që duhet mbajtur ndaj qeverisë apo edhe opozitës për çështje të caktuara. Lubonja u shpreh se media duhet të ketë llogoren e vet dhe duhet të përçojë informacionin me objektivit dhe jo sipas bindjeve.

“Për mua ka qenë gjithmonë problem ndarja “pro” apo “kundër” qeverisë. Kjo është luftë llogoresh dhe mendoj se mediat duhet të kenë llogoren e tyre. Ata që punojnë për parti të caktuara janë të dyshimtë. Unë e ndjej veten tek ata që janë jashtë këtyre llogoreve. Unë gjykoj çdo ngjarje dhe veprim sipas situatës dhe bindjeve qe kam krijuar unë për këtë qeveri dhe këtë opozitë” – tha Lubonja.

Lubonja komentoi edhe protestën e banorëve të Unaza e Re, por tha se debati po fsheh një aferë edhe më të madhe.

“Debati po mbulon një vjedhje të madhe. Këtu nuk po hetohet të bëhet apo mos të bëhet Unaza. A pyeti njeri banorët e Tiranës si duhet të shpenzohen 40 milionë euro? Ky është problemi më i madh që kemi ne. Unë sapo jam kthyer nga Italia. Kur hyjmë në Firence ka një trafik me të ngjeshur, sesa kur hyjmë nga shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Desha të them që e gjitha kjo është një strategji vjedhjeje me ata oligarkët që janë në simbiozë. Ideja a është Rama më i fortë se oligarkët? Unë mendoj që është sistemi” – tha Lubonja që shtoi: “Babëzia e Ramës mund të shkojë deri në fund dhe të shkatërrojë jetë njerëzish” – tha Lubonja.



1 Comment

  1. Ere toso mos e boj si puna e dhelperes me rrushin , por thuj te verteten, se ka tash 20 vjet qe te varen qurrat tuj u lepi sa djathtas e majtas per i cop ven ne administrate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *