• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve – turneu i surprizave: Hollanda në kërkim të Final Four kundër Gjermanisë (kalendari)

F1, Sport



Mbrëmja e parafundit e Ligës së Kombeve, është ajo që do të përcaktojë skuadrën e fundit të kualifikuar në Final Four, por edhe të tjera që do të vazhdojnë ëndërrën për një vend në finalet e Euro-2020. Mes surprizave të skuadrave që janë kualifikuar në të katër divizionet, në gjysëmfinale të Final Four janë Portugalia, Anglia e Zvicra (që shkatërroi Belgjikën 5-2). Për tu përcaktuar ende është skuadra që del nga grupi 1 i Ligës A, atij të hekurt.

Këtë mbrëmje në Gelsenkirchen luhet Gjermani-Hollandë. Skuadra e Loë ka zbritur në Ligën B, ndërsa hollandezëve i mjafton një barazim për të shkuar në Final Four. Me një pikë skuadra e Koeman do të ngjitej në 7 pikë, baraz me Francën, por do të kalonte si e parë me diferencë më të mirë golash në ndeshjet direkte (Franca ka fituar 2-1 në shtëpi kundër Hollandës, e ka humbur 2-0).

Nëse ka dicka që e ka karakterizuar Ligën e Kombeve janë surprizat. Mjafton të mendosh sfidat mes Kroacisë e Spanjës, apo atë të Hollandës me Francëna ose suksesin e pabesueshëm të Zvicrës me Belgjikën për të bërë diferencën mes turneut të ri të UEFA-s dhe miqësoreve kur askush nuk donte realisht ti luante. Hollanda mund të kompletojë planin e skuadrave jo favorite të kualifikuara.

Gjermania është në një moment të vështirë, që pas Botërorit. Pak ditë më parë miqësorja me Rusinë ka dhënë shenja zgjimi të kombëtares së Löë dhe në Veltins Arena Panzerat do të kërkojnë të nxjerrin në fushë krenarinë.

KALENDARI I NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: group 1
20:45 Germany – Netherlands
UEFA Nations League – League B: group 1
20:45 Czech Republic – Slovakia
UEFA Nations League – League B: group 4
20:45 Denmark – Ireland
UEFA Nations League – League C: group 3
20:45 Bulgaria – Slovenia
20:45 Cyprus – Norway
UEFA Nations League – League D: group 1
18:00 Andorra – Latvia
18:00 Georgia – Kazakhstan
UEFA Nations League – League D: group 4
20:45 FYR Macedonia – Gibraltar
20:45 Liechtenstein – Armenia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *