• |
ide | kryesore

Mbi 60 dosje për krime lufte dorëzohen në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Lajme, Të fundit



Grupi i shoqërisë civile për mbledhjen e dokumenteve të krimeve të luftës në Kosovë dorëzoi të hënën 61 dosje në Departamentin për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Udhëheqësja e këtij grupi, Shkëndije Hoda, tha se ky është kontingjenti i shtatë i dosjeve që janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale.

“Janë 61 dosje me 100 dëshmi. Ne po vazhdojmë ende të marrim dëshmi nga qytetarët e Komunës së Gjakovës. Po e shohim se e kemi edhe përkrahjen e Prokurorisë dhe policisë për krime lufte”, tha Hoda për gazetarët pas dorëzimit të dosjeve në Prokurori, raporton rel.

Sipas saj, në Komunën e Gjakovës policia tashmë ka nisur t’i marrë në pyetje dëshmitarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *