• |
ide | kryesore

Protesta e unazës/ Si doli në pah një vjedhje gjigande

Arkiva, Kryesore



Protesta e vendosur e atyre që do t’u prishen banesat tek Unaza e Re, ishte maja e ajzbergut e një afere disafish më të madhe. Sepse përpos prishjes se 317 godinave, gati 1/3 e të cilave janë në proces legalizimi, përpos të drejtave që legjislacioni europian u njeh atyre banorëve për dëmshpërblim sipas tregut, kjo protestë e fortë ndezi prozhektorët edhe mbi dyshimet që gëlojnë për një tender 40 milionësh.

40 milionë euro, qeveria hap tenderët për mbikalimet te Unaza e Re

Qeveria shqiptare miratoi në shtator 3 gara për segmentin prej 2.2 kilometrash, nga “Pallati me shigjeta” deri tek rreth rrotullimi i ish Shqiponjës. E imagjinoni sa është çmimi i këtij pazari? Plot 40 milionë euro. Pra më shumë se 18 milionë euro për KM.

Dhe për të arritur tek kjo shifër çfarë ka ndodhur? Një praktikë tashmë e njohur nga qeveria Rama: mungesa e garës. Ajo zhvillohet në 3 forma, ose mes PPP-ve, ose koncesioneve me ofertë të pakërkuar, ose, së fundi, mes konkurimeve të falcifikuara. Për ndarjen e 40 milionë eurove të Unazës së Re u përdor mënyra e tretë.

Po të shikosh se si janë ndarë paratë, metoda është qesharake. Gjithësej për dy kilometra rrugë janë bërë tre tendera.

Të parin, me vlerën 18 milionë, e ka fituar Biba X dhe DH Albania. Të dytin me 12.6 milionë e ka fituar Salillari. Dhe të tretin me 9.4 milionë e ka marrë Victoria Invest. Por skandali fillon po të shihet se me kë kanë konkurruar këto kompani që kanë ndarë 40 milionë euro.

I vetmi konkurrent, në të tre tenderat, ka qenë firma Vëllezërit Hysa. Dhe truku nuk përfundon këtu. Por vëllezërit Hysa, siç rezultoi nga një investigim i TPZ.al dhe Exit.al, në të gjitha garat janë paraqitur me ofertën zero lekë.

Pra kanë bërë rolin e një garuesi fiktiv në tre tendera, për të cilat dyshimet janë tejet të mëdha se janë të manipuluar. Pikërisht kjo bën që të thyhet rekordi i mbi 18 milionëve euro për KM (kur rruga malore e Bektelit, që u konsiderua si vjedhje e madhe nga Rama dhe socialistët, ka patur vetëm gjysmën e kësaj kostoje).

Pikërisht edhe për të nxjerrë në dritë këtë skandal të madh, pati vlerë protesta e fortë e banorëve që do u prishen shtëpitë te Unaza e Re.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. O shullak. Po si nuk shkruajte dy rreshta per bamirsin qe beri basha me rrugen e kombit. Kaq inat e ke bashen?

      1. ore ju meqe jeni kaq te sigurt qe eshte mashtrim e vjedhje e pazar apo ku di une se cfare tjeter e quani ju perse nuk shkoni ta denonconi ne prokuori,apo kur tju japit udher basha me saliu e kellicin se edhe ju gazetaret jeni mashtrustat mne te medhenj e po e shkaterroni ket popull me lajme budalliqe.
        gazetar matufa e lolo te saliut jeni te gjithe se te gjithe i shkoni e takoni saliun merrni leje cfare lajmesh te publikoni

        1. difenca ime ndaj teje eshte se per mua maskarenj jane te gjithe, ndersa per ty dhe ato te kategorise tende qe i lepini buthyen partise biles jeni gati te shisni dhe bythen tuaj per partine!
          Aman me qafsh, ku ta denoncojme tek Arta Marku? Tek policia e Tahirit? Tek Vangjushi?
          Mu me rrofsh lesht se nuk ma ndien per asnje krahe, as te majte as te diathe!
          Cfare e keqe paskeni qene ju militantet!

    1. Ore ca jeni ju rop qira, pse domosdo vodhi ai dhe te vjedhe dhe ky tjetri, te dy ne burg o plere , rrace e poshte

    2. Problemi kryesor ketu eshte transparenca e qeverise. Nese qeveria nxjer ne internet planin se si do zbatohet , ze me ze, sa m3 beton , sa kg hekur , se m3 levizje dherash etj etjj etj .. atehere vetem nje expert ndertimie qe meret me PREVENTIVAT mund te thote eshet shtrenjte apo lire.

      Nese nuk flasin ekspertet ( financiere-ndertimi) me preventiva, volume, cmime atehere komentuesit e PDs si Ari kari , Lenini Stalini , Muti i meros etj …. kane te gjithe te drejten ta quajne vjedhje.
      Une uroj te mos jet keshtu.. por deri me tani nuk kam asnje argument kunder tyre. Pike.

      1. Hah me ne fund nje komentues llogjik larg ideve personale eshte apo seshte, ky eshte problemi ne shqiperi qe ska transparence dhe sikur projekti te behej me 20 milion euro do thonin kto po vjedhin gjysmat dhe tani me 40 e njejta gje dhe me 100 te behet njesoj do pergojohet…. vetem transparenca dhe ekspertiza profesionale jane shpetim per ne. Ps: krahasohet ne tirane puna e Veliajt me Ramen e bashen… e vertete eshte qe mund te kete bere me shume volum pune se te dy paraardhesit, por asnje analist dhe njeri me peshe ne opinion publik NUK THOTE TRE GJERA SA KA QENE BUXHETI SA RROGAT E SA NGELEN PER INVESTIME per te tre kryetaret. Vetem nje fakt pa u futur ne te gjitha taksat vetem UJI ne nje pjese te mire te mandatit te rames ka qene 300 lek mesatarja mujore ne kohen e bashes u be gati 1000 lek e tani eshte gati 1600 lek per familje e pretendohet te rritet akoma me 50%

  2. Hajde diarre hajde! O kurva…………..shiko ku shkon goja, o burra , o shpellare futini nje ngrene mutit te majmunit Shkullo!

  3. nje gje nuk kuptoj ku asht prokuroria per te hetuar kete vjedhue kolosale te lali erit qe nje km rruge te kushtoje afersisht 3 miliard leke keto jane leket e popullit taksapaguas qe do i pefitoje vhe person

  4. Jane fantazite e Saliut te shprehura ne shkrimin e Shkullos! Rruget me keto cilesi kaq shkojne bile e dhe me shume! Por djaloshi nga Stropska e ka bithen e shitur tek sala! Shkullo na behet tani edhe inxhinier edhe servil mercenar!

    1. Per ata gomeret qe thone se aq kushton,ne France nje tunel ne mal ben 9 milion km…si ben 18 milion nje km ne Shqiperi?

  5. @@ përpos të drejtave që legjislacioni europian u njeh atyre banorëve për dëmshpërblim sipas tregut@@

    Genjeshter e lapsit per te arsyetuar anal-izen debile.

    Ne legjislacjonin europian ( te BEs) nuk ka asnje rresht per te tilla raste.. Cdo shtet antar i BEs i trajton keto raste sipas legjislacjonit te tij i cili eshte pergjithesisht i panvarurur nga legjislacioni i BEs.

    Apo hajde ta shkruaj se dele jane keta .. e hane.

  6. Ore te jeni te gezuar qe jane 40 milion sepse neser do behen 50 ose 60 milion., e c;fare pastaj ,le ti vjedhin se edhe nqs Veli mamaja nuk do to vjedhi do te vije neser Basha dhe me kunatin do ti beje 100 milion euro ,biles do te shaje Veline qe nuk dite te vjedhe.Le te vjedhin sa ti doje bytha sepse ne asgje s;kemi per te marre ,ja e 20,30.,apo 300 milion .Ky eshte rregulli ne demokraci.Te na rroje Meta me Moniqen.

  7. Po vjedhin taksat tona e idiote! Vemjet e kuqe kalojne ne orgazem kur partia e tyre realizon nje vjedhje spektakolare si kjo me lart. Nuk di se cfare emri meritoni, ajo qe ju afrohet me afer eshte zvarranike partiake. O Zot, edhe grate besoj do ia jepnit partise po t’ua kerkonte. Nuk paska rrace me te keqe se militanti bythelepires.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *