• |
ide | kryesore

Vetingu i politikës, Zëri i Amerikës: ‘Venecia’ entuziazmon vetëm mazhorancën

Lajme, Të fundit



Një mision i Komisionit të Venecias nisi sot takimet në Tiranë lidhur me propozimin e opozitës për ndryshimet në Kushtetutë ku të përfshihet verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të politikanëve me botën e krimit. Komisioni i Venecias u përfshi në këtë çështje, pas një kërkese zyrtare nga parlamenti shqiptar, me nismën e shumicës së majtë e cila e konsideron të panevojshëm një masë të tillë përsa kohë sipas saj kuadri ligjor është i plotë me ndërhyrje që janë bërë me Ligjin për dekriminalizimin dhe Reformën në Drejtësi:

Pesë anëtarë të Komisionit të Venecias po mbledhin në Tiranë qëndrimet e palëve politike por dhe institucioneve kryesore lidhur me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita për verfikimin e pasurive të politikanëve dhe të lidhjeve të tyre me krimin. Ata u takuan me përfaqësuesit e të tre grupeve parlamentare, socialistët, demokratët dhe me LSI-në. Ndërkohë që pritet të kenë bisedime dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe drejtuesit e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Inspektoriatit të verifikimit të pasurive.

Opozita e kundërshtoi kërkesën për marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias duke akuzuar socialistët se po kërkojnë ta zvarrisin çështjen. Dje gjatë një takimi në Berat, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se përfaqësuesit e Komisionit të Venecias “janë munduar kot që kanë ardhur” duke shtuar se Partia Demokratike nuk kërkon “asgjë më shumë sesa standardi që ata miratuan për gjyqtarët dhe prokurorët”. Zoti Basha u duk se la të kuptohet që opinioni i Venecias nuk do ketë shumë rëndësi për opozitën, ndërsa tha se kjo çështje është për të “vija e kuqe”. Kur prej disa muajsh deputetët e saj nuk shkojnë në parlament, zoti Basha tha se “nëse duan zgjidhje institucionale, kjo është zgjidhje institucionale”.

Edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho, nuk dha shpjegime të gjata pas takimit me misionin e Komisionit të Venecias duke theksuar se nuk duhet të ketë dy standarte: “Në këtë kuptim, shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar”

Më entuziastë nga takimi dukej se ishin socialistët. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se ata e mirëpresin opinionin e Komisionit të Venecias “aq më tepër që të gjitha ndryshimet kushtetuese që ka ndërmarrë Shqipëria pas viteve ‘90, e këtu i referohem Kushtetutës së re të vitit 1998 por dhe ndryshimeve të mëvonshme kushtetuese në kuadrin e Reformës në Drejtësi dhe ligjit të Dekriminalizimit, ne vazhdimisht jemi konsultuar dhe kemi marrë opinionin miqësor të Komisionit të Venecias”.

Çështja e verfikimit të pasurive të politikanëve dhe lidhjeve të tyre me krimin pritet të merret në shqyrtim nga Komisioni i Venecias muajin e ardhshëm./voa



3 Comments

  1. Cudi! Te gjithe per opoziten jane armiq, duke filluar nga Kina deri ne Amerike. Me perjashtim te nja dy a tre partive popullore qe me kujtojne kohen e socializmit me partite komuniste te Frances, Italise a gjetke qe mbeshtesnin Partine e Punes se Shqiperise.

  2. Po ti ipaemer, qe je kelysh i paster i internacionalizmit, pse te duken keta opozitare si ish miqte tuaj, apo je nostalgjik e kenaqesh kur na permend pa vendca emera kuqalesh. Vetingun per politiken, e politikanet e ka kerkuar opozita, keshtu qe ne vend qe ti kerkosh kuqaleve te tu qe ta pranojne, hidhesh e kritiko opoziten se na bekerka armiq. Ty nese te pelqejne hajdutet, e maskarenjte qeveritare mbai, por nese je me popullin dhe kondra atyre qe e kane vjedhur e ropitur ate, tregohu me i paster e i drejte, se ndryshe je i korruptuar, ose idiot si qen i banditeve.

  3. Stalin, kot e ke! Cfardo qe te besh njihesh se qelb era perc e katunarit te palare deri ne ekranin e kompjuterit ne cdo vend te botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *