• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë humb Morata: a ka psikolog t’a marrë përsipër?

Sport, Video



Sulmuesi i Chelsea dhe Spanjës, Alvaro Morata, vetëm pak ditë më parë deklaroi se kishte kërkuar ndihmën e një psikologu për të dalë nga moment i errët në karrierën e tij. Gjërat u duk se funksionuan, në kohën kur sulmuesi rigjeti përfaqësuesen, por pas rastit flagrant të humbur mbrëmjen e djeshme në Ligën e Kombeve, dyshimet mbeten.

Topin e rikthyer nga portiere, Morata e dërgon cuditërisht jashtë kuadratin, duke bërë atë që ishte më e vështira në këtë rast. Për fat, ky rast flagrant i humbur nga sulmuesi nuk i kushtoi Spanjës, që pas humbjeve me Anglinë e Kroacinë, rikthehet tek suksesi duke mundur 1-0 Bosnjen në Las Palmas.

Për iberikët mendoi Mendez në minutën e 78’ të realizonte golin që vendosi ndeshjen, duke përfituar në grushtimin e portierit, në goditjen e Isco: pikërisht atë që nuk bëri Morata, që sic duket duhet të kërkojë edhe një herë ndihmën e psikologut.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/0n/0NkG.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *