• |
ide | kryesore

Vrasja në Bllok/ Ndryshon masa e arrestit për Ervis Martinajn

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit vendosi të lerë në arrest me burg pa afat biznesmenin Ervis Martinaj.

Treshja gjykuese kryesohet nga gjyqtari Hysni Demiraj ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila kishte vendosur për herë të dytë ndaj tij, masën e arrestim burg me afat 30 ditor ndaj Martinajt.

Ndaj Ervis Martinajt rëndojnë akuzat e pastrimit të produkteve të veprës penale, falsifikimit të dokumentave, fshehjes së pasurisë, dhe organizimit të lojërave të paligjshme. Këto akuza ka ngritur Prokuroria për Martinajn.

Martinaj u arrestua pas ngjarjes së muajit të kaluar në ish-bllok, ku një mik i tiji mbeti i vdekur ndërsa një tjetër u plagos, pas një përplasjeje me armë me shtetasit Ervin Mata dhe Mervjol Billo. Këta të fundit janë ende në kërkim nga policia.



1 Comment

  1. Tan Gjermeni me porosi te saliut e zenit donte te shpetonte kete martinin nipin e liries,por ka dhe gjygjtare jashte te rreshtuarve te saliut,ben cmos ta lironin martinin te shkoje mundi kot sali,se tani ke pjerdhur fundi po te vjen si qen do ngordhesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *