• |
ide | kryesore

Vritet futbollisti me pistoletë, pas një sherri

Sport



Futbolli në Honduras tronditet: Óscar Seín Munguía Zelaya, 27 vjecari portier i dytë i Club Deportivo y Social, është vrarë me armë zjarri, pas një sherri në barin e një hoteli të La Ceiba, për motive të dobëta. Sipas ndërtimit të fakteve nga policia, një klient i nevrikosur është larguar nga lokali për tu kthyer më pas me një pistoletë në dorë me të cilën ka qëlluar nga pas futbollistin.

27 vjecari, profesionist nga 2010, ka humbur jetën përpara dhjetëra dëshmitarëve. Vrasësi u largua dhe nuk është kapur ende, edhe pse autoritetet kanë bindjen se do të gjendet shumë shpejt, duke qenë se është evidentuar nga imazhet e telekamerave të hotelit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *