• |
ide | kryesore

“Zëri i Popullit”, i Tahirit sulmon Ramën: Ja çfarë ke deklaruar në 2012-n, sot asgjë nuk është bërë

Arkiva, Të fundit



Rreth 2 javë më parë ‘Faxweb.al’ ishte i pari që publikoi lajmin se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kishte zyrtarizuar median e tij personale që për sfidimin e të gjithëve kishte dhe emrin e kanalit zyrtar të socialistëve ‘’Zëri i Popullit”.

Ish-ministri i Brendshëm i cili duket se po përgatit rikthimin e tij në politikë, tashmë do të kishte edhe median e tij personale në mbështetje. Sa i përket pikëpyetjeve mbi pozicionimin e medias, pronarë i të cilës ai ishte bërë, duket se nuk është dashur kohë për të marrë një përgjigje.

Pa kaluar shumë ditë kur vetë Tahiri në një deklaratë për mediat njoftoi se hetimet ndaj tij në Itali ishin pushuar, “Zëri i Popullit” në një artikull kushtuar një çështjeje nga më të rëndësishmet në Shqipëri siç është problemi i pronave sulmon kryeministrin Rama i cili kishte premtuar që ta zgjidhte këtë problem në vitin 2012.

“Por sot më 9 nëntor 2018, çështja e pronave mbetet një plagë po kaq e hapur sa në 2012 kur kryeministri aktual e konsideronte si një nga themelet e programit me të cilin PS do të vinte në pushtet”, shkruan “Zëri i Popullit”.

Për më tepër shkrimi edhe është sponsorizuar, për të patur një përhapje sa më të gjerë.

Më tej në artikull sulmohet edhe opozita me atë që po bën sa i takon problemit aktual të banorëve të “Unazës së Re” që duan t’u prishin shtëpitë. Sipas asaj që thuhet në shkrim edhe ata po bëjnë të njëjtën gjë që bënte Rama në 2012-n.

Më poshtë artikulli flet për shkeljet e të drejtave që u janë bërë shqiptarëve në lidhje me çështjen e pronave.

Nuk dihet se kush do të jenë ‘aleatët’ e Tahirit në rrugën e tij të kthimit i cili sulmon Ramën, por gjithashtu nuk ka një marrëdhënie të mirë me Xhafën i cili menjëherë pas dorëheqjes doli në krah të Veliajt.

Por tashmë Edi Ramës duket se do t’i shtohet edhe një tjetër “kazan” që do ta bezdisë, pronari i të cilit është ish-superministri i tij i dikurshëm. Se si do të vijojë ‘përplasja’ brenda PS mbetet për tu parë në vazhdim.

(B.H/Faxweb)



6 Comments

  1. Interesant, ka vite qe kjo gazete tall bythen me artikuj idiote naivet, per te mos thene autiket qe e lexojne dhe besojne ne profecite e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *