• |
ide | kryesore

Salillari, Ramallari dhe tre milonë rrota …ari

2, Ide



Monika Kryemadhi ka lëshuar sot një apel në protestën e Unazës së re, që kompania Salillari dhe Edi Rama të mos guxonin të prishnin shtëpitë e banorëve. Ajo shtoi, aty për aty, se kjo firmë ndërtimi rrugësh “po i merr të gjitha, që mos u ngoptë inshalla” (poshtë lapsi.al).

Kryemadhi godet firmën Salillari: “Mos u ngoptë se i mori të gjitha”

Pavarësisht se Salillari mund të ketë qenë njësoj i pangopur edhe në kohë të PD edhe në kohë të LSI-së, e shkëputur nga sfondi kohor, ideja se ai po i rrëmben të gjitha duket e drejtë.

Tani, me dokumenta ne kemi të vërtetuar se tenderi 40 milionë eurosh i Unazës së re është zhvilluar me një garë fiktive, ku një ndërtues i vetëm, “Vëllezërit Hysa”, ka marrë pjesë në konkurimin e tre loteve të kësaj rruge, gjithsej 2.2 kilometra, duke zhdukur çdo lloj ndershmërie (poshtë lapsi.al).

Protesta e unazës/ Si doli në pah një vjedhje gjigande

Natyrisht, këtu gjithkush mund të dyshojë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive. Gjithëkush mund të hamendësojë, po ashtu, se sa miliona euro mund të ishin kursyer nga një tender i drejtë dhe se si ato mund t’i kishin kompensuar të gjithë banorët që sot po flaken në rrugë.

Pra, siç shikohet, deri këtu ironia është therrëse.

Nga njëra anë kemi Rilindjen, që tregohet dorëlëshuar me klientët e saj, të cilët fryjnë faturat e tenderave fiktivë, e që bëhet cingune për dëmshpërblimet e qytetarëve të mjerë që do t’u shembë shtëpitë.

Në anën tjetër kemi LSI-në (pa përjashtuar këtu edhe demokratët) që u bën thirrje ish klientëve të saj, që tani po punojnë me Ramën: “Boll, se nuk u ngopët”!

Por, kulmi i kulmeve të kësaj balloje me maska gjendet diku tjetër. Atë e zbulova papritur duke lundruar në internet, për të qëmtuar lidhjet e kompanisë Salillari me pushtetet e ndryshme politike. Dhe imagjinoni ç’më doli para syve. Një video e botuar nga ERTV (shiko videon poshtë), ku Edi Rama shfaqej në rolin e bamirësit. Ai kishte qenë disa muaj më parë në Marikaj të Vorës, ku si kryeministër i një vendi të begatë, paskësh zbuluar një familje në skamje.

Natyrisht, kryeministrit që i digjet shpirti për të varfërit (ky qe një nga slloganet e ardhjes së tij në pushtet në 2013) nuk mund ta duronte këtë. Prandaj ai ndërmori një nismë. T’i ndërtonte shtëpinë asaj familjeje dhe të punësonte kryetarin e saj.

Këto premtime, të bëra realitet, duken edhe në videon e transmentuar në ERTV. Shtëpia po ndërtohet dhe i zoti i saj tashmë ka veshur jelekun e punës në një firmë ndërtimi.

Por, po t’i shikosh pamjet me kujdes, vëren një tallje shembullore. Ai burrë i ngratë është punësuar tek Salillari dhe shtëpinë e tij po e ringre nga e para po kjo firmë. Pra e njëjta që nga Monika akuzohet se po rrëmben gjithçka, nga Edi reklamohet si bamirëse.

Me një llogari të thjeshtë, del se shtëpia e Marikajt po ndërtohet me një thërrmijë nga milionat që “tepruan” nga tenderi zemërgjerë i Unazës së re, i cili po hedh në rrugë të madhe së paku 317 familje.

Dhe këtu sarkazma mbërrin kulmin.

Sepse, loja politike me kundërshtarët që akuzojnë njëri- tjetrin se po vjedhin me të njëjtët klientë, në këtë moment cek fundin.

Pas saj, po hymë në një fazë të re, ku këta oligarkë që kanë bërë namin edhe majtas edhe djathtas, shiten si vlera. Motoja e kësaj fabule është e thjeshtë: ne ju fusim thikën deri në palcë, por ama nuk ju lëmë të vdisni për bukën e gojës. Ne jemi ata që zhysim në xhepa paratë e qindra familjeve që u prishen shtëpitë, por publiku duhet të na njohë si bamirës të të varfërve.

Pikërisht kjo është faza terminale e një procesi të kahershëm degjenerimi. Ndërsa për vite me radhë “salillarët” e kanë bërë emrin e tyre të rimojë me të gjithë liderët, që i kanë lënë vendin njëri- tjetrit, tani, në kohën e dyshes Salillari-Ramallari, po kërkohet që kësaj lidhjeje t’i jepet edhe një tis fisnikërie. Jemi në pikën kur grabitësit po tentojnë të hiqen edhe si bamirës, duke i trajtuar tre milionë shqiptarët e tjerë si idiotë.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Andi dhe Tosi i dine te gjitha fjalet e kafeneve! E kane intuiten e konspiracionit shume te zhvilluar si Saliu dhe komunistet!

  2. Mbreme Bushati ishte tek Laguna Blu ku ka nje shtepi pushimi dhe mendoi per fukarane qe nuk ka buk.Me keta gazetare dhe 20 vjet do rrije Rama apo Xhafa apo dreqi dhe i biri ne pushtet.

  3. O Bushati!Po si ore paturpesisht provon t’iu hedh hi syve shqiptarve se gjoja te dy krahet e politikes shqiptare jane njesoj te lidhur me kriminel dhe oligark te korruptuar e korruptues.Paturpesisht provon t,ia zbus pergjegjesin e Rames per abuzimet dhe zhvatjen e papresedan te parase publike.Je i pashpirt, dhe per mua njesoj pergjegjes ,per gjendjen e pashpres ne te cilen gjendet Shqiperia.O jarani pites,nuk qendron argumenti se edhe parardhesit paskan pas bashkpunuar me Salillarin.Nuk amnestohet Rama jo,po lerii keto lojra te pista!

    1. O Gona o kok kar o shpellar .Nqs te majtet jane te lidhur me krimin PeDe-ja eshte vete krimi dhe mafia.Po ti o shpellar trute i ke lene tek baca me dhen dhe dhi .Ptuuu qelbesirat e mutit. Sali Berishoviçit po i vjen fundi ,bashke me te edhe plehrave si puna jote qe i shkojne nga pas.Ik qiu tani ,shkerdhat.

  4. Titulli eshte i sakte por duhet shtuar
    “Salillari,Ramallari dhe tre milion rrota .arit mbeshtetur kryet pas mullari”.Ky popull e meriton kete gjendje.

  5. Analiza e mire ne pamje te pare , por Bushati vet asht i majte si edhe shumica e popullit , me kto analiza duhet ta dije vet Bushati ben analiz te mire por perfundimin e ke gjithmon pro te kuqve-komunista-socialiste ,, Bushati duhet te shkeputet nga e kaluara dhe te gjukoj e te vendos per te thashmen ,, sepse duam ne e Sudam ne kta m.t politikan kemi ,, dhe cili m.t ben nje hap drejt integrimit ne BE ,, ai m.t duhet votuar ,, sepse shpetimi i trojeve dhe shqiptarve asht vetem integrimi ne Perendim,,

    1. Leje me plako se jane te gjithe halja modhe..nuk ka te kuq e blu, te zinja te verdhe..ketu ka grykesa leke te njerezve!!!

  6. Do të bënte vërtetë nje analizë realiste Bushati për të dalë tek krahasimi “Salillari=Ramallari”, duke e ilustruar me shembuj konkretë, ashtu siç e ka ilustruar me shembullin e “të varfërit” që i ndërtoi shtëpi dhe e punësoi Salillari.
    Po edhe Bushati luan me batutat njëlloj si Rama..
    Ka me qindra raste kur mediat ja kanë publikuar aferat korruptive Ramës lidhur me të famëshmit oligarkë apo deputetë, ministra e kryetarë bashkie të lidhur me bandat kriminale.
    Meqë e ka merrak të madh Bushati që të sulmojë pas çdo kritike të Ramës edhe Berishën, (këtu rreh ai me njësimin Salillari-Ramallari), do ti thoja:
    Po na përmend o i uruar veç 21 janarit e Gërdecit që nuk i lëshon nga goja, e ku fajet nëse analizohet me ndershmëri, bien më shume tek e majta shqiptare, se cilët “oligarkë” ka mbeshtetur në mënyre korruptive Berisha e cilët ministra, deputetë apo kryetarë bashkie të PD rezulton të jenë faktuar si njerëz të lidhur me bandat kriminale ?

  7. Po e vjedh titullin per nje poezi Bushat se me inspirove.

    “Tre miljone rrota kari. ”

    Ja na ishte se cna ishte, nje Sali gomar me bishte
    udhehqte ne fillim si malok i trashe trim (me gjithe rrespektin per vellazerine e veriut).
    Se cna na vodhi, rropi, kori
    tre miljone frymen na mori.
    Dhe nje dite kerciti pushka,
    qiellin c’puam, shtinte qorri.

    Ja na erdhi se cna erdhi Fotaq Nano filo grek.
    udhehiqte nga buzuku, me fileto e levrek.
    Cna tmerroi, cna gjakosi,
    tre miljone na katranosi,
    Dhe nje dite sheshin zaptuam,
    flaken vume te digjej Tosi.

    Ja na ishte se cna ishte nje gomar Sali e kishte.
    Nuk mbaj mend se cberi shum, di qe vendi ishte llum.
    C’korrupsjon e cfare zullumi,
    tre miljone i mori lumi.

    Ja se fundmi vete piktori. Edi Rama eshte ky dreq.
    Udheheq ket vend te shkrete pa rini e vec me pleq.
    Aq sa vjedh aq poshtron,
    se cna vret e shkaterron,
    mbjell hashish e pasurohet
    vetem populli varferohet.
    Poshterim e zi po shohim
    nga i fundit tek i pari
    dhe vazhdojme tju vime nga pas
    tre miljone rrota kari.

    1. Meqe jane te gjithe njelloj me mire mos votoni fare dhe nqs nuk ju rrihet pa votuar, votoni libra-n e ben blushit se ai di te shkruaje hartime te bukura per te varferit ose bojaxhiun se ai ka fituar tre milion euro me djerse, sipas bushatit kjo….

      1. @Lokomotiva.
        Demokracia pershkruan jo vetem lirine e votes por lirine e abstenimit nga vota. Ne mungese te nje alternative te besueshme, abstenimi eshte alternativa me e mire morale, dhe shoqerore.

        1. @patatapa.
          Sigurisht qe je ne te drejten tende te mos votosh, abstenimi eshte zgjedhje por jo zgjidhje. Alternativa sic e imagjinoni ju nuk do te vije asnjehere, edhe po erdhi nuk eshte e thene se do jete me e mire se keta. Edi rama erdhi si nje alternative e te ne ps, prandaj un kam bindjen se vetem me vote te drejte mund te ndryshoje dicka. Roma nuk u ndertua ne nje dite, germanine nuk e beri merkeli

  8. Gati 5 dekada rrjesht, populli ….arr, nën koburen e diktaturës komuniste votonte si bagëti Enverin.
    Shqipëria u bë “shkëmb graniti” i socializmit botëror, e kopështi model i lulëzuar i “drejtësisë e mirqenjes”.
    Në fund të tre dekadave të “demokracisë”, po ky popull po voton jo vetëm nën presionin e kobureve të mafies por edhe i joshur nga paratë e drogës voton për Edverin.
    A mos po na rekomandon Bushati që shqiptarët ti kthehen kohëve “të arta” të diktaturës së Bllokut ?

  9. Miire, bushat,
    Jemi arbiter ne ‘Ferma e Kafsheve ‘, eksperimenti u kry,
    Te name rruaje Demokracia Dyshe (sot: Sali. llari-Rama llari)…
    SHARLATAN-Ckelqesat Vizionare po vene ene Kuroren e BAMIRËSIT, dhe, tre milionë shqiptare Jane si thote ene nji komentues ne vjershe…
    Dele te Fermes, me nji llaf.
    (Blegerijme bebebe § sehirosim Teatrin me vervitje te cizmes se njerit ‘llar’ mbi tjetrin,
    DYSHJA luan Loje luftash,
    uhuhuhuh
    delet ne mes blegerosin me zjarr per njerin ‘llar’….

    Eksperimenti vijon.

  10. Andi le vetem nji gabim
    Jemi nje milion e gjys em
    Se te tjeret Kane ikur
    Tre milioni behemi per te plotesuar nr 140 ne parlament

  11. o Andi, une nuk njoh as gazetare dhe as politikane dhe s’mund ta dij me siguri kujt ti besoj, por pervec koherences tende, 1 arsyje me teper qe te ben te besueshem per mua dhe keshtu duhet edhe per pjesen tjeter te popullit, eshte fakti qe ti sulmohesh nga militantet e te gjitha partive. Nuk besoj se te bejne pershtypje ofendimet ordinere, se keto shahen nga shefat e tyre me rob e fis cdo dite neper institucione dhe diku do e nxjerrin inatin

  12. Fakti qe politikanet, prima jane njelloj nuk duhet pare me negativitet. Ketij fakti i duhet pare edhe ana pozitive qe eshte shpejtesia e rrokullisjes ne drejtimin e duhur, fale energjise potenciale qe kane per te kryer kete sherbim.
    Gojet e liga thone qe nuk do te mjaftojne insulinat ne vitin 2030?!
    Aspak e vertete. Nuk do te kete nevoje fare per insulina. Shqiptaret shum do kene vdekur, nje pjes tjeter do arrijne te largohen, ato qe do te mbesin, si koreanoverior do te jene tretur. Ama 200 petrita prej floriri do te jene te pranishem si aksesore te nevojtores te Shqiprise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *