• |
ide | kryesore

Barack Obama surprizon Michel në skenë

Paparazzi, Slider



Michelle ishte e ftuar për të promovuar librin e saj “Becoming” nëpërmjet një bisede me Valerie Jarrett. Çdo gjqë po shkonte siç ishte planifikuar deri në momentin që u përmend martesa dhe Barack hyri në skenë, i dhuroi një të puthur në faqe dhe një tufë me trëndafila rozë. Sigurisht që Michelle u lumturua dhe u shpreh se kjo gjë nuk ndodh në çdo shfaqje.I pyetur nga Jarrett, ai tregoi sesi biseda e tyre e parë në telefon për një aplikim bashkëpunimi veror ishte ajo që e tërhoqi. Ajo që e kishte bërë të qëndronte i interesuar për Michelle ishte fakti që ajo ishte “e zgjuar, e bukur dhe kishte një sens të paparë humori”. Madje ai kishte ofruar të jepte dorëheqjen vetëm që marrëdhënia e tyre të mos konsiderohej konflikt interesi.

“Gjëja që mbaj mend nga ajo verë kur u bëmë miq, përpara se ajo të bindej për një takim, është që ajo ishte një në një milion. Nuk kisha takuar më parë dikë që ishte aq e fortë dhe e sinqertë, dikë që ndihesha sikur ishte shkëmb. E dija që atëherë që ishte dikush tek e cila mund të mbështetesha gjithnjë, dhe nëse do të ishte mamaja e fëmijëve të mi, e dija që ata do të ishin të mrekullueshëm.”- u shpreh Barack.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *