• |
ide | kryesore

‘Burime të paligjshme’/ Sekuestrohen 360 mijë euro pasuri në Vlorë

Lajme



360 mijë euro prona janë sekuestuar në Vlorë, pasi rridhnin nga burime të paligjshme.

Në njoftimin e policisë theksohet se 2 apartamentet, 2 dyqanet, 2 vendet e parkimit, 6 garazhet dhe makina tip “BMW” janë në pronësi të shtetasit me inicialet J.J.

Ai akuzohet si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”, dhe prodhimit dhe shitjes së drogës.

Sekuestrimi i këtyre pronave është bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme:

▪2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë

▪2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë

▪6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪1 automjet tip BMW.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *