• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit “Bajri”

Lajme, Të fundit



Një 21-vjeçari shqiptar, anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri”, u ekstradua nga Hollanda në vendin tonë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me ‘Interpol The Hage/Hollandë’ ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Samet Halluni, lindur dhe banues në Shkodër.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal”.

Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi kanë gjobitur një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.



1 Comment

  1. Erdhi dhe nje vrases tjeter nga grupet e zjarrit te PD qe perdoreshin per tju mbyll gojen per te zezat qe PD ne 26 vjet ne pushtet I ka bere shkodres keta bastarde ju besuan por ju e kthyet ne Palermo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *