• |
ide | kryesore

Katër skuadra për një kupë: Kjo është skema me finalen në 9 qershor në Portugali

Sport



Hollanda, Zvicra, Portugalia e Anglia: janë katër skuadra e mbetura në garë për një Kupë e për të hyrë në historinë e Ligës së Kombeve. Gjithcka do të vendoset në Portugali, ku do të luhen Final Four, mes datës 5 e 9 qershorit të ardhshëm.

Gjysëmfinalet, do të shortohen në 3 dhjetor: nuk do të ketë kokë serie apo limitime dhe spektakli është i garantuar. Dihet vetëm që Portugalia do ta luajë gjysëmfinalen e saj në 5 qershor, ndërsa tjetra do të luhet një ditë më pas. Të dielën në datën 9, do të jetë dita e finaleve, do të jetë ajo për vendin e 3/4° dhe finalja e madhe.

Do të luhet në Estadio do Dragao të Portos e Alfonso Henriques të Guimaraes dy ndeshjet që do të bëjnë historinë e kompeticionit. Një shans më shumë për luzitanët që luajnë në shtëpi, e që ndoshta mund të kenë një armë më shumë: Cristiano Ronaldon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *