• |
ide | kryesore

Koment/ Amerikanët nuk i kërkuan falje Ramës për Saimir Tahirin

Kryesore

Pak javë më parë, me arrogancën e tij proverbiale, Edi Rama iu drejtua gazetarëve që e pyetën në “Real Story”: “Ju duhet t’i kërkoni falje Saimir Tahirit”. Ky koment i vrazhdë donte t’u vinte kapak të gjithave sa ishin thënë ato kohë, se ish ministri më i suksesshëm i Rilindjes ishte i pastër, se tashmë hetimet italiane për të ishin mbyllur dhe se pronari më i ri i “Zërit të Popullit” duhej rehabilituar. Kështu Edi Rama që nuk lë rast pa treguar se ka qenë njësh me Tahirin, bëri të njëjtin gabim si në rastin e Dritan Zaganit, foli para drejtësisë dhe kjo me sa duket nuk i ka pëlqyer selisë së rrugës së Elbasanit.

Lexo më tej:

Rama: Tahirit duhet t’i kërkoni falje

Prandaj pas deklaratave të ish ambasadorit Lu se për procesin e ish ministrit të Brendshëm po tentohen të blihen gjyqtarët, se ai i ka parë provat kundër tij, sot ambasada vazhdoi me të njëtën linjë: “presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”.

Po pse kjo ndërhyrje kaq e vrazhdë dhe arrogante në punët e brendshme të një vendi? Si ka mundësi që emri i një ish ministri renditet përkrah Shullazit dhe Ervis Martinajt? Si ka mundësi që një shtet i huaj të flasë me këtë gjuhë, që rrallë bën vaki duke pyetur: “Kush e ka radhën”?

Deklarata e fortë/ SHBA: Të zbatohet sundimi i ligjit për Saimir Tahirin

Nuk ka dyshim se kjo është një kundërvënie e hapur ndaj tentativës së Ramës për të pastruar ish krahun e tij të djathtë. Kjo është një kundërvënie edhe ndaj pandëshkueshmërisë së politikanëve të tjerë të shumicës, për të cilët dosjet e lidhjeve me krimin kanë dalë ose priten të dalin dhe që në selinë e rrugës së Elbasanit janë arkivuar me kohë.

Por, ky reagim i fortë është ndoshta më shumë sesa kaq. SHBA si sponsorizuesja, mbështetësja dhe shtytësja kryesore e Reformës në drejtësi po e sheh se si mënyra me të cilën e shfrytëzoi Rama këtë process për të kapur sistemin, po e diskrediton në mënyrë të pakthyeshme atë. Dhe amerikanët, megjithëse anjëherë nuk dalin kundër qeverive në detyrë, nuk duan ta ndajnë me Rilindjen këtë turp. Prandaj edhe nëse nuk kanë ç’i bëjnë një prokuroreje militante si Arta Marku, një vakumi të Gjykatës Kushtetuese që po përdoret nga qeveria, ata nuk duan të mbajnë mbi fytyrë edhe njollën e rehabilitimit të Saimir Tahirit. Prandaj ata nënvizuan sot në mënyrë arrogante, se nuk kanë ndërmend t’i kërkojnë Ramës falje se i sulmuan partnerin e vet më të dashur.

©Lapsi.al

6 Comments

  1. Meqënëse ambasadat e SHBA dhe BE gjatë mandatit lu-vllahutin është DISKRETITUAR, dyshoj se në vazhdën e mbështetjes së sorrosit, bëhet goditja e tahirit për të favorizuar lali fikun plehun.

  2. Keta te tre edrama,sajo qorri dhe erionkaveliaj bushtra jane kryemafioze dhe gjakpiresat e Shqiperise qe e cuan vendin ne vdekje, duhet urgjentisht te shfarosen nga vendi///

  3. Nuk po kompromentojne me ambasadore, e dipllomate si dikur, dhe kjo tregon qe po ishkulen petet lakrorit te sektit rilindje per bemat qe ka bere der me sot. Nuk mjafton thirrja e shteteve te medha per kerkese ne drejtesi e ekonomi, por duhet populli te shohe jeten, punen, e taksat, se si i drejto ky pushtet hajdut, e te veproi me protesta, demonstrata, biles edhe me rrevolte per ta shporrur nje here e mire kete qeveri banale, kriminale qe e udheheqin bije ish kuqalesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu