• |
ide | kryesore

‘Lazarati 2’/ Avokati: 11 koka turku, vrasësi i efektivit Ibrahim Basha i lirë

Lajme, Të fundit
1499253843Ibrahim-Basha.jpg



Pasi Apeli i Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin për dosjen “Lazarati 2”, që u shoqërua me tensione të mëdha në sallën e gjyqit, ka reaguar edhe avokati mborjtës.

Bashkim Nikolla deklaroi se të pandehurit janë bërë koka turku. Sipas tij, vrasësi i efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, është i lirë.

Avokati Nikolla gjithashtu deklaroi se familjarët e të dënuarve do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë.

“Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë. Apeli s’na dha as gjykimin e shkurtuar. Një e drejtë e fituar nuk është e drejtë e mohuar, humbëm te drejtën e gjykimit të shkurtuar. Ngjarja nuk është hetuar dhe s’eshte marre vendimi të hetohet per vrasjen e Bashes. Asnje hetim, asnjë pyetje asgjë eshte vrare me nje plumb tjetër. Ne menyre te tille që godasin vetëm snajpera. Nuk është vonë që çështja të kthehet. Dhuna nuk duhej të ndodhte, por psikologjikishit kane qenë shumë rënde. 11 koka turku, vrasësi i Ibrahim Bashës është ende i lirë”, tha avokati.

‘Lazarati 2’/ Familjarët e të dënuarve sulmojnë gazetarët, policia nuk ndërhyn 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *