• |
ide | kryesore

‘Lazarati 2’/ Familjarët e të dënuarve sulmojnë gazetarët, policia nuk ndërhyn

Lajme, Të fundit



Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin e Apelit për dënimin e të arrestuarve të dosjes “Lazarati 2”, situata në sallën e gjykatës ka dalë jashtë kontrollit.

Familjarët e të dënuarve, që nuk pajtohen me dënimet, të zemëruar sulmuan gazetarët e pranishëm, të cilët për t’iu shmangur konfliktit dolën jashtë.

Forcat e policisë që ishin të pranishme nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar këtë sulm.

Por, familjarët më pas kanë sulmuar edhe trupën gjykuese që dha vendimin. Këtu, policia ndërhyri për të ndalur përleshjen fizike. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *