• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve/ Dita e fundit e turneut dhe ajo e të vërtetës për Kosovën

F1, Sport



Portugalia e ka siguruar kualifikimin, por në ditën e fundit të Ligës së Kombeve është Suedia, Skocia, Izraeli e Kosova që kërkojnë vendet e para në Ligat respektive. Dy skuadrat, kundërshtare të Shqipërisë në C1 do ta vendosin në ndeshjen direkte atë që do të kualifikohet, ndërsa Kosova luan me dy rezultate në tre në favor kundër Azerbaixhanit dhe e mbështetur nga tifozët e saj në “Fadil Vokrri”.

Sipas të gjitha mundësive, me barazimin e marrë në Azerbaixhan skuadra e Challande do të jetë ajo që do të fitojë promocionin në Ligën C, ku kundërshtar i turneut të ardhshëm mund të jetë edhe Shqipëria. Kuqezinjtë kanë mbetur në këtë pozicion, falë fitores së Norvegjisë ndaj Qipros, gjë që bëri që ishullorët të ishin skuadra me pikavarazhin më të ulët ndër skuadrat e Ligës C në grupet me nga tre skuadra.

Skocia, pas dërrmimit që i bëri Shqipërisë në Loro Borici, si e vetmja skuadër që ka marrë një fitore në transfertë në C1, duhet të mundë Izraelin. Skuadrat janë me pikë të barabarta 6, porn ë rast barazimi do të jenë izraelitët ata që do të avancojnë, të fortë në 2-0 e ndeshjes direkte në shtëpi.

KALENDARI I NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: group 3
20:45 Portugal ? – ? Poland
UEFA Nations League – League B: group 2
20:45 Sweden ? – ? Russia
UEFA Nations League – League C: group 1
20:45 Scotland ? – ? Israel
UEFA Nations League – League C: group 4
20:45 Montenegro ? – ? Romania
20:45 Serbia ? – ? Lithuania
UEFA Nations League – League D: group 3
20:45 Kosovo ? – ? Azerbaijan
20:45 Malta ? – ? Faroe Islands



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *