• |
ide | kryesore

Mashtrimi/ Nëse ju merr një numër i panjohur dhe ju pyet “A më dëgjoni?”- mos flisni!

Lapsi Leaks

“A më dëgjoni?” Nëse dëgjoni këtë pyetje në telefon pasi ju ka telefonuar një numër i fshehtë ndalni menjëherë lidhjen dhe mos u përgjigjni në asnjë rrethanë. Në mbarë botën kjo është deklaruar si një “paralajmërim i kuq” nga policia pasi mashtruesit kanë për qëllim të dëgjojnë fjalën “Po” nga ju.

Përgjigja “Po” do të aktivizonte menjëherë pas kësaj mashtruesin në anën tjetër. Policia në mbarë botën e ka pranuar këtë paralajmërim si serioz. Shumë njerëz raportuan se mashtruesit i kanë thirrur me numra të panjohur dhe u përpoqën të tërheqin vëmendjen e tyre. Ja se si funksionojnë:

Ju merrni një telefonatë nga një numër i panjohur. Një zë në anën tjetër të lidhjes që mund të jetë robot ju pyet: “Më dëgjon?” (ose një pyetje e ngjashme) “Po”-ja juaj është regjistruar. Me këtë regjistrim ata munden që t’ju kërkojnë të ktheni kartën tuaj të kreditit ose paratë duke përdorur “Po”-në me zërin tuaj si dëshmi që ju keni nënshkruar për këtë “shërbim”.

Gjithsesi edhe nëse përgjigjeni “Po” instinktivisht, mos u frikësoni edhe pse roboti në anën tjetër ka regjistruar zërin tuaj. Ata mund ta aktivizojnë atë “PO” për blerjen e disa produkteve online dhe do të fillojnë të dërgojnë faturat te ju. Në këtë moment ju duhet të bëni kujdes, pasi nuk duhet të paguani çdo faturë që ju vjen online pa e kontrolluar. Nëse kuptoni diçka të pazakontë, njoftoni policinë. Këtë hap ndërmerrni edhe nëse vëreni diçka jonormale me kartat e kreditit.

Fox News këshilloi që të mos jepni detaje në një numër që nuk e njihni, mos i jepni informacione personale askujt në telefon dhe mos e konfirmoni numrin tuaj në telefon.

1 Comment

  1. Ne shqiptarët përgjithësisht përgjigjemi me “Kush je ti vlla” ose me “Ke ofertë?”, kështu që pa merak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu