• |
ide | kryesore

Panucci duket i konfirmuar: “U takova me Dukën dhe jam i kënaqur me ato që më tha”

Sport

Trajneri Chrisian Panucci ka komentuar fitoren 1-0 të Shqipërisë ndaj Uellsit në miqësoren e luajtur në “Elbasan Arena”. Sipas italianit skuadra më në fund ka gjetur shpirtin e duhur, por tashmë duhet të vazhdojnë të përgatiten për Europianin. Më në fund, po, është fjala e duhur. Skuadra gjeti shpirtin e duhur, dhe arrin në një fitore. Më në fund skuadra arriti të fitonte, vuajtëm, por në fund arritëm fitore. Edhe pse, Uellsi kërkoi që të na barazonte, si çdo skuadër që hyn për fitore. Por, kjo nuk do të thotë që ndalojmë me kaq. Do përgatitemi, të vazhdojmë përpara për kualifikimin në Europian”, u shpreh trajneri kuqezi.

Lidhur me atmosferën në grup pas humbjes së thellë me Skocinë, Panucci tha: “Jemi ballafaquar, kemi folur, arritëm të gjejmë pikat ku gabuam, dhe arritëm të vazhdojmë përpara në fitore”.


Ka mbetur i kënaqur ndërkohë me paraqitjen e djemve kuqezi, ndërsa është ndalur edhe tek emrat konkretë. “Ismaili? Po, jam shumë i kënaqur, shumë serioz në fushë dhe profesionist. Besoj se do bëjë ndeshje të bukura në vazhdim”.

I pyetur nëse fitorja e sotme ishte një përgjigje e lojtarëve ndaj tij, trajneri italian tha: “Unë di që djemtë i kam pas krahëve, i kam me vete. Nëse do e dija që nuk do ishin me mua, do largohesha”.

Lidhur me takimin me kreun e FSHF-së, Armand Duka trajneri kuqezi tha: “Jemi takuar disa minuta para takimit. Më ka thënë diçka që është private mes nesh. Dhe i jam felenderues për çka më ka thënë. Ajo që është më e rëndësishme për mua është të dija që skuadra ishte gati. Skuadra sot ia doli”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu