• |
ide | kryesore

Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës Spanjë-Itali, mes 20 të arrestuarve edhe shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një operacion i madh antidrogë i koduar ‘Indor’ është zhvilluar mëngjesin e sotëm nga policia italiane në Venecia, duke çuar në pranga 20 persona, pjesë të një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Operacioni ku morën pjesë 100 efektivë u krye midis tre shteteve, Italisë, Spanjës dhe Austrisë, dhe arrestoi shqiptarë, moldavë, ukrainas dhe italianë.

Sipas të dhënave të para, hetimet në lidhje me këtë linjë të trafikut të drogave të ndryshme nga Spanja në Venecia kanë nisur që në prill të vitit 2017, me arrestimin e dy korrierëve.

Gjatë hetimeve të këtij operacioni policor janë sekuestruar qindra kilogramë drogë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *