• |
ide | kryesore

Si nisi përplasja e Saimir Tahirit me Ambasadën Amerikane

Kryesore, Lajme



Ambasada Amerikane në Tiranë bëri një deklaratë pikante mbrëmjen e së martës që mesa duket trazoi edhe një herë shumë ujëra. Në një deklaratë të saj, selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit në pak rreshta bëri bashkë një numër emrash mjaft të lakuar në kronikën e zezë. Duke folur për Emiljano Shullazin dhe Ervis Martinajn që ndodhen pas hekurave, amerikanët “futën në këtë thes” edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin” – thuhej në 3 fjalitë e Ambasadës Amerikane që është në pritje të numrit “një” të saj pas largimit në Kirgistan të Donald Lu-së.

Këtë deklaratë vetë Tahiri e komentoi me jo pak keqardhje duke u marrë edhe me mediat dhe gazetarët, por kjo është tjetër temë. Tahiri e quajti këtë reagim të denjë për një vend jo normal ku sipas tij “Ambasada Amerikane ka folur për hetimin ndaj tij me shume se ç’ka folur vetë ai”. Në fund thotë se “nuk e beson kurrë se Ambasada Amerikane është kthyer në Prokurori a Gjykatë”.

LEXO EDHE: Koment/ Amerikanët nuk i kërkuan falje Ramës për Saimir Tahirin

Mërzitjen e tij me diplomatët e huaj (pa i përmendur me emër) Tahiri e preku edhe në daljen e tij të shumëpërfolur të 1 nëntorit ku i tregoi medias vendimin e gjykatës italiane që kishte mbyllur hetimet për të matanë detit. Nuk munguan aty kunjat për diplomatët kur ish-ministri u shpreh: “Në gjysma letra e gjysma lajme, gazetarët plasin lajme bombastike, që merreshin nga analistët dënglamëdhenj e medemek të pavarur për të më bërë mua gjyqin. Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur”.

Ajo që Saimir Tahiri nuk e fsheh, por nuk e thotë është se Ambasada Amerikane e ka vënë tashmë “në rreth të kuq”. Dikur ishte një nga ministrat më të mbështetur nga selia diplomatike dhe vetë ambasadori Donald Lu. Edhe gjatë viteve 2015 dhe 2016 kur i gjithë vendi u mbulua nga kanabisi dhe nuk mbeti njeri pa ngritur zërin, të vetmit që nuk thanë një fjalë ishin amerikanët.

Shpërthimi i skandalit pas dosjes së Katanias me grupin e Habilajve duket se shkaktoi edhe “thyerjen e madhe” të Tahirit me amerikanët. Deklarata e parë direkte e ish-ambasadorit Donald Lu pas nisjes së hetimeve për Tahirin ishte se ata donin të shihnin një proces të rregullt.

14 shtator 2017, ambasadori Lu tha se rasti Tahirit duhet të gjykohej nga një gjykatës që ka kaluar Vettingun dhe ndaj të cilit nuk ushtrohet presion politik.

“Rasti Tahiri? Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik” – tha ai.

Këtë deklaratë e forcoi gati një muaj më pas. Në 26 tetor 2017, një ditë pasi Kuvendi refuzoi autorizimin e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit, Donald Lu tha se duhet të dalë në dritë e vërteta.

“Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është i pafajshëm apo jo, por është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile dhe ju si të rinj, qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin” – thoshte në atë kohë Donald Lu përpara një grupi të rinjsh.

5 prill 2018 Donald Lu dha një intervistë në emisionin “Opinion” ku për herë të parë emrin e Tahirit e rreshtoi krah emrash “të fortësh” si Balili, Met Kanani, etj.

“Shikoni Saimir Tahirin, ish-Ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm. Po hetohet dhe besoj se jemi pranë ndjekjes penale në këtë çështje. Nuk jemi pranë përfundimit të çështjes, por është pozicioni i Qeverisë së SHBA dhe i Ambasadës së SHBA se çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes. Kemi parë tashmë në media shumë prova…” – citon lapsi.al nga ajo që tha ambasadori Lu.

Një muaj më pas, në 2 maj Tahiri la vullnetarisht mandatin e deputetit. Në fjalimin e lexuar me emocion, edhe ai shigjetoi ambasadorët kur tha se: “Rri e dëgjojmë garën kush e kap peshkun më të madh, ca thonë banda në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë, ministri i Brendshëm numëron bandat në televizor, një tmerr që të largohesh e të marrësh valixhen”.

Dy ditë më pas, Donald Lu ia ktheu përgjigjen, por sërish e bashkoi atë me një tjetër emër të akuzuar për korrupsion.

“Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Lallës. E përshëndes vendimin e Tahirit, do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Shoqëria civile duhet të punojë për të ndihmuar publikun se përse këta persona janë kaq të rrezikshëm” – deklaroi Lu.

Përplasja më e fortë e Tahirit me Ambasadën Amerikane ndodhi po atë muaj. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po vijonte beteja për të ndryshuar masën e sigurisë të ish-ministrit i cili qëndronte në “arrest shtëpie”. Pasi ai la mandatin e deputetit, prokuroria nuk kishte më nevojë të kërkonte autorizimin e parlamentit ndaj kërkoi direkt nga gjykata ndryshimin e masës në “arrest me burg”, por edhe Tahiri nuk qëndroi duarkryq.

12 maj 2018 Ambasada Amerikane reagoi pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ta lënë sërish në arrest shtëpie ish-ministrin.

“Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata” – thuhej në njoftim ku sërish përmendej arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe arrestimi i trafikantit të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani.

Përplasja më e fortë do të vinte 2 javë më vonë pasi çështja e masës së Tahirit kishte shkuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Një ditë para vendimit, Ambasada Amerikane bëri një deklaratë të bujshme dhe të padëgjuar më parë nga një seli diplomatike duke aluduar për blerje gjykatësish dhe ushtrim presioni ndaj tyre.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin” – citon lapsi.al nga deklarata e 27 majit 2018 të firmosur nga vetë Donald Lu.

Por një ditë më pas (18 maj 2018) gjykata e Apelit vendosi la lirojë Tahirin duke i hequr çdo masë shtrënguese. Më herët i ishte kthyer edhe pasaporta. Ambasada Amerikane bëri sërish një deklaratë ku konfirmonte presionet ndaj drejtësië.

“U qëndrojmë deklaratave tona. Vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të bazohej në prova dhe jo në presione. Ka pasur presion për çështjen Tahiri” – shprehej ambasada amerikane.

Prej majit ka rrjedhur shumë ujë. Tashmë edhe kryeministri Edi Rama që dikur thoshte se “Tahiri mund të ishte një dru i shtrembër” korrigjohet duke iu hakërryer gazetarëve t’i kërkojnë falje ish-ministrit.

Por, Ambasada Amerikane duket në të njëjtën linjë që pas vendosjes së emrit të ish-ministrin në bankën e të akuzuarve. Emrin e Tahirit e rendit në krah të çdo krimineli ordiner duke kërkuar proces transparent dhe të drejtë. Vetëm se tashmë godina me mure të larta e Rrugës së Elbasanit shtron edhe pyetjen “1 milion dollarëshe”: “Kush e ka radhën?” ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Po me Renat Saliun (Çamin) dhe Gramoz Yzeirin (mozin e zenes) ca do behet? Fieraket jane duke pritur qe keta grabitqarë te pameshirshem dhe gjakatare te shkojne pas hekura se atje e meritojne te jene. Si ka mundesi qe mbi keta plehra rendijne me shume se 20 vrasje dhe jane akoma te lire dhe vazhdojne te qete biznesin ne fushen e narkotikeve dhe gjobevenieve? Taironi, nipi i renatis vazhdon te jete drejtor akoma?
    Po me te fortin tjeter Arbaen Isufaj (ben qimja) ca do behet , apo vazhdon te beje biznes e ta pije kafe me kryetarin e bashkese?
    Fyerje e madhe per popullin e fierit qe u lyejne fasadat me boje dhe sundohen nga kriminele dhe hajdute!

  2. Ky ish minister i brendshem e ka vendin ne litar, sepse ky bir kurve na e beri drogen me llafet e bukura te ketij koke miu sikur te ishte grosh prandaj nuk ka meshir per ket bir kurve.

  3. Dil bej nji konference per shtyp te rogneri me ca rob qe te puthin doren o mi halje ,nuk e ke idene cfare i ke bere ketij vendi pasoja qe nuk do zhduke dhe 20 vite te tjera,ke kriminalizuar nji shoqeri te tere duke ju lene dore te lire se paraja behet dhe ashtu sic bere ti o morr rilindje.

  4. Andi dhe komentuesit e tij jane injorante dhe idiote te lindur! Komentet e tyre nuk kane kuptim, sepse shqipja e tyre eshte nje gjuhe e komplikuar! Mesoni shqip o saliniane analfabete!

  5. Pyete tet mote dhe tet shoqe sa injorante jemi kur ja shkerdhejme mire brimat. Ca rendesie ka gramatika e perdorur kur flitet per fakte te pakontestueshme o autik bythqir me tanga mavi

  6. Robqir i mutit. Te kalbet brenda. Minister pa asnje dite pune ne libreze, pa dhkolle, rrugac dhe kurvare, do beka shtetin dhe rendin. Neveri

  7. ore thuajini te vertetat Sajmir kalamau shkeli vijat e kuqe, kishte shoqeri me Shullazet,dhe keta te fundit kercenuan ambasaden amerikane ,kshq ska shpetim per Mirin rilindas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *