• |
ide | kryesore

Si u veshën personazhet në koncertin në Vatikan (FOTO)

Paparazzi, Slider



“Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut” ishte koncerti madhështorë që u mbajt mbrëmjen e së hënës,  në nder të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut nga Ambasada shqiptare në Selinë e Shenjtë të Vatikanit, në teatrin “Argentina” në Romë.

Pas fjalës së Papa Franceskut në selinë e shenjtë në Vatikan përballë delegacionit të 200 ftuarve shqiptarë përzgjedhur, këta të fundit kanë shkuar drejt Romës, ku është mbajtur koncerti me 650 të pranishëm.

Shumë artistë të njohur të artit, politikës, e jetës publike kanë qenë prezent, duke u bërë kështu bashkë të gjthë shqiptarët në një natë të mbushur plot emocion. Nga radhët e politikës ishin personalitete si: kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, nënkryetari i PD-së Edi Paloka, deputetja Mimi Kodheli, etj, si dhe emra të njohur si Lorik Cana, Igli Tare, etj

Në skenë janë ngjitur artistë si Inva Mula, Olen Çezari, Dua Lipa, Rame Lahaj, Genc Turkiqi, Ermal Meta, Elhaida Dani, Kledi Kadiu, etj, të cilët kanë performuar përpara 200 të ftuarve. Një ndër momentet më kulminante dhe emocionuese të mbrëmjes e që ka ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve të pranishëm ka qenë performanca e gjithë artistëve bashkë në përmbyllje duke kënduar këngën e njohur “Luleborë”.

Krahas perfomacave mbreslënëse, kuriozitet ka pasur interes edhe për veshjet që kanë zgjedhur të famshmit për këtë mbrëmje gala.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *