• |
ide | kryesore

Trafikoi 18 shqiptarë, shoferi polak: Nuk e dija që ishin në kamion

Lajme, Të fundit
kamion.jpg



Shoferi polak i cili me 11 nëntor u ndalua në terminalin e tragetit me 18 shqiptarë të fshehur në rimorkion e kamionit të tij, është dënuar nga gjykata. Atij iu dha dënim me kusht, në kohëzgjatje prej një viti, shkruajnë mediat franceze.

I riu polak, me emrin Piotr, të mërkurën e kaluar është paraqitur në procedurë të menjëhershme gjyqësore.

Ai është dënuar pasi në rimorkion e tij kishte transportuar tetëmbëdhjetë shqiptarë, duke përfshirë një të mitur, të gjithë të fshehur dhe të grumbulluar në një kuti të vogël druri.

I riu, i punësuar enkas për këtë për këtë udhëtim, pranon të ketë vërejtur diçka të dyshimtë, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se mund të ishin njerëz brenda kamionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *