• |
ide | kryesore

Vettingu, Komisioneri Publik apelon vendimin për prokurorin Arben Dollapaj

Lajme, Të fundit



Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 63, datë 6.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Arben Dollapaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: www.ikp.al



2 Comments

  1. kY KOMISIONERI PUBLIK ESHTE BERE SI ATO QIMET PUBIKE QE NGRIHEN NAG TE FTOHTIT DHE KY NGRIHET ME KEQ AKOMA POR NUK E PJER… NJERI,BEN SIKUR PUNON DHE KY I ZIU SE MOS I PRESIN RROGEN SI DEPUTETVE TE PD,A MUND TE NA THOPTE KA FITUAR NDONJE APEL DERI ME SOT KY KOMIPUB

  2. Personi ne fjale, ne nje anketim te disa viteve me pare, eshte shpallur figura me e paster e drejtesise.
    Rezultat i nje votimi te fshehte ku votues ishin kolege te prokororive te gjithe vendit. Njerez te ndershem ka akoma por nuk e kane te lehte ne xhunglen e drejtesise se sotme. Uno dua te shtoj edhe konstatimet e drejta te komentuesit me siper, por fatkeqesisht institucioni K.P. i tille eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *