• |
ide | kryesore

Video/ Gjermani-Hollandë, Van Dijk përqafon arbitrin pas ndeshjes: “Po qante me dënesë”

Sport, Video



Virgil Van Dijk protagonisti i padiskutueshëm në sfidën e Ligës së Kombeve mes Gjermanisë e Hollandës që vendosi kualifikimin e Oranje në Final Four falë diferencës së golave në ndeshjet direkte me Francën. Mbrojtësi i Liverpool ishte autori i golit deciziv në minutën e 90, atë të barazimit 2-2 dhe pas fërshëllimës së trefishtë bëri një veprim human, duke shkuar të përqafonte arbitrin e ndeshjes Hategan.

Qendërmbrojtësi i datëlindjes 1993 ka shkuar në fakt të përshëndesë arbitrin e ndeshjes si pas cdo takim, por kur e ka që ai shpërtheu në lot, e përqafoi fort. Arbitri rumun ishte në fakt shumë I tronditur emocionalisht për motive personale, ashtu si ka shpjeguar vetë Van Dijk për gazetarët hollandezë: “E pashë nga fytyra e tij që nisi të qante me dënesë, sepse e ema i kishte vdekur ditët e fundit. Unë i thashë të bëhej i fortë dhe që kishte bërë një arbitrim shumë të mirë të ndeshjes. E theksoj ishte një gjest i vogël, por shpresoj ta ketë ndihmuar sadopak”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *