• |
ide | kryesore

Video / Kosova dhuron spektakël ndaj Azerbajxhanit dhe hyn në histori

Sport



Kosova ka arritur një fitore historike 4-0 sot në mbrëmje ndaj Azerbajxhanit. Djemtë e trajnerit Bernard Challandes kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”. Arbër Zeneli ka qenë protagonisti absolut i mbrëmjes me tregolëshin e shënuar, por nuk ishte më pak spektakolar goli i realizuar nga Rrahmani. Pas kësaj fitoreje, Kosova fiton Grupin 3 dhe gjysmëfinalen në Ligën e Kombeve për vendet e parë në grupet e Ligës D. Gjithashtu skuadra e Challande promovohet në Ligën C te Kombeve për edicionin e ardhshëm. Në gjysmëfinale të Ligës D, Kosova do të përballet me Maqedoninë.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/gfX6lGkiphX2RSWlxuih_20_1e0c4dff33f07a8780dfecd502286f31_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *