• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vajza e vogël kërkon punë për të atin, kryetari i bashkisë nuk di ç’të thotë

Syri i Lapsit



Një aktivitet sensibilizues me fëmijët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Burrelit është organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të Fëmijëve nga “Save the Children”.

Ra në sy Griselda Stana, një vajzë e vogël e cila zuri jo pak “ngushtë” kryetarin e bashkisë së Matit, Nezir Rizvani. Vajza e vogël i kërkoi që të hapte vende të reja pune me qëllim që babai i saj të mos shkonte jashtë Shqipërisë për të punuar dhe siguruar të ardhurat e familjes, por të kishte një punë pranë familjes.

“Babai im shkon gjithmonë në emigrim dhe unë mërzitem shumë. Dua që t’i të hapësh një punë ku të gjithë baballarët tanë të punojnë dhe ne të ndihemi pranë tyre” – tha ajo.

Kryetari i bashkisë që nuk dinte çfarë të thoshte bëri disa deklaratë të përgjithshme.

“Shqetësimi që ngre fëmija është i ndjeshëm, është shpirtëror, është një plagë e shoqërisë shqiptare, është shumë i theksuar në zonat tona. Pothuajse të gjitha zonat rurale, por edhe pjesa e qytetit të Burrelit, një pjesë e mirë e rinisë, e brezit të ri, e moshës së re, e moshës së punës, po emigrojnë çdo ditë, vazhdojnë të punojnë në mënyrë sezonale në emigracion dhe nuk janë pranë fëmijëve” – tha ndër të tjera kryebashkiaku.



4 Comments

  1. Qeveria qe komandon te ardhurat vendore te kryetarit te bashkise se qytetit tend, vogelushe, ka vetem nje qellim – spastrimin intelektual te Shqiperise.
    Veshtire do ta kete xhaxhi Nezir, se xhaxhit Edvin nuk ia ndien

  2. Keto jane budallalleqe..Kryetari i Bashkise nuk eshte punedhenes…Paret e Bashkise jane paret e taksapaguesve..Sigurisht kjo nuk pengon Kryetarin te jape ndihme sociale por jo pune…

  3. Kryetari i bashkise eshte dru me pre.
    Mos te prese nga shteti por te dale e te gjej investitor dhe ta zhvilloj qytetin e vet se nuk i plas kujt ne qeveri. Ta vrasi menjen e jo te pi raki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *