Robert Kubica ia doli: do të kthehet të garojë në Formula 1. Piloti polak, në fakt, do të jetë piloti zyrtar i Williams në Botërorin e ardhshëm. Shtatë vjet nga aksidenti i tmerrshëm në Rally në Andora, lish-piloti i Renault ka arritur qëllimin e tij. Në skuderinë e Grove, do ti bashkohet George Russell. Mungon vetëm zyrtarizimi, që, me shumë mundësi, do të bëhet në Abu Dhabi në konferencën për shtyp të programuar nesër.
Pas shtatë vjetësh dhe një punë të lodhshme, shumë sakrificash, operacionesh dhe një vullneti të hekurt, Robert Kubica është gati të realizojë ëndërrën e tij, të kthehet të garojë në Formula 1. Një përrallë e vërtetë, pas aksidentit që i dëmtoi keq krahun e majtë (“Është në 70%”, deklaroi së fundmi).
Pas një viti si pilot i tretë, test e shumë xhirove me simulator me të dhëna shumë të mira: Ëilliams ka vendosur ta promovojë duke parë atë që ka shfaqur. Këmba e djathtë ende e nxehtë e kondicioni fizik, një nga dyshimet e mëdha të vigjiljes, duket e mirë. Përralla e Kubica në F1 ka fund të lumtur.