• |
ide | kryesore

Çfarë po blen Erjon Velija me Unazën e Re

2, Ide



Brenda dramës së madhe që po luhet këto ditë të ftohta me banorët e dëshpëruar të Unazës së Re, ka edhe një dramë tjetër të vogël, personale, e cila përditë e më shumë po merr përmasa groteske.
Kjo është drama e Erjon Velisë. Kryetari i Bashkisë duket i kapluar nga ethe të forta dhe i përfshirë fuqishëm në krizën e Unazës së Re. Madje aq shumë, sa ka rrezikuar të dëmtojë edhe imazhin e sajuar me kosto të lartë “të djalit të mirë dhe tolerant”, duke rrëshkitur në përcaktime raciste që kanë provokuar jo pak opinionin publik. Nga mëngjesi deri në mbrëmje, me nxënës shkollash e veteranë, me sportistë e artistë, Veliaj ka vetëm një refren: Projekti i Unazës së Re do të bëhet!
Në opinion është krijuar ideja se ky projekt është beteja vendimtare e Velisë, se ai përbën një sfidë dhe provë të fortë për kreun e bashkisë në planet e tij të zhvillimit të kryeqytetit dhe pikërisht për këtë arsye, ai duket më i përfshirë se kurrë. E tamam këtu, vimë tek ajo drama e vogël, që i jep gjithë dimensionet e banales këtij angazhimi epik të kryetarit të Bashkisë në betejën e Unazës së Re.
Projekti në fjalë, nuk ka lidhje fare me Bashkinë e Tiranës. Erjon Veliaj nuk ka asnjë zë në kapitull në zgjerimin e Unazës së Re. Mirëpo ethet që kanë mbërthyer atë, janë aq të forta sa me gjasë shumica e njerëzve janë bindur që ky është një projekt i Bashkisë dhe jo i qeverisë. Ndërkohë, projekti, investimi, tenderimi, zhvillimi, mbikëqyrja, etj, janë krejtësisht në kompetenca të qeverisë, ministrisë së Transporteve dhe ARRSH dhe nuk kanë të bëjnë me asnjë plan apo përgjegjësi të Bashkisë.
Po atëherë përse ky protagonizëm i djaloshit me “rrënjë të thella në kryeqytet”? Përse po bëhet vullnetarisht shënjestër e kritikëve dhe e pakënaqësisë qytetare, kur ajo që po ndodh nuk ka lidhje me institucionin e tij? Mos vallë “lejfeni” i vogël po vetësakrifikohet për partinë, nuk po i lë vetëm shokët e idealit dhe është i gatshëm të ndajë me ta koston e kripur të një projekti 40 milion dollarë për 2 kilometra?
Përgjigja e këtyre pyetjeve të çon tek ajo drama e vogël qesharake. Erjon Velija po e bën këtë betejë jo se ka hallin e atyre dy kilometrave që do e “europianizojnë” Tiranën, as se i dhimbset kryeministri, Damiani apo organizata. Ai ka hyrë në një sfidë që nuk i përket, vetëm për të “blerë” rikandidimin e tij.
Nga dita kur Edi Rama nuk pranoi të pohojë publikisht, nëse Erjon Velija do të jetë kandidati i Rilindjes për Tiranën qershorin e ardhshëm, edhe pse u pyet disa herë, gjumi për djaloshin ambicioz u vra. Ankthi për mandatin e dytë, është shpjegimi i vetëm për lajthitje si ato me shpellarë apo përbetimet se unaza do të bëhet, kur diçka e tillë nuk varet fare nga Bashkia. Pasiguria për rikandidimin është gjithashtu shpjegimi për lumin e kronikave në televizione, ndezjen e dritave nëpër lagjet e qytetit, vendosjen e flamurëve nëpër ballkone, shkrimeve për veshjet e zonjës Ajola dhe historive të shpifura me banorë që prishin vullnetarisht lokalet e tyre. Ai ka hyrë në një betejë jo që të fitojë projekti i zgjerimit të Unazës së Re, por që të sigurojë një vend në zemrën e Ramës dhe sa më brenda unazës së ngushtë të organizatës.
Erjon Velija jo vetëm nuk ka lidhje me projektin, por në dhëmbët e tij nuk mbetet asgjë edhe nga ato 40 milionët që do të shkojnë për 2.2 kilometra. Por ai është i gatshëm të vetëpërdoret në emër të asaj që i rrjedh më pas, nëse merr një mandat të dytë për Tiranën. Dhe akti i parë për këtë kalon nga Edi Rama. “Djaloshi i bërë vetë” e di këtë dhe nuk ka nevojë që shefi t’ia kërkojë. Ai po jep provën se pranon t’i dalë për zot jo vetëm zullumeve të veta por edhe bëmave të organizatës.
Kështu bëri edhe me projektin e kullave të Teatrit, kështu po vepron edhe me Unazën. Doli vullnetar për të marrë mbi shpinë barrën e të tjerëve. Por këto janë rregullat e organizatës dhe Erjoni i ka kuptuar më së miri. Aq mirë, sa zelli i tij i tepruar nuk mund të mos të të shkaktojë të përziera. Kur e sheh ashtu të ngrysur, që përpiqet të trashë zërin brenda fallcitetit të tij emblematik dhe të përbetohet se Unaza e Re do të bëhet, mjafton vetëm një pyetje: “po bashkia çfarë roli ka në këtë projekt”, për të kuptuar që këtij njeriu, gjëja që i dhemb më pak për ta vënë në shërbim të arrivizmit të tij, është dinjiteti.
Dhe drama personale e Erjon Velisë bëhet më therrëse kur lidhet me atë të banorëve të Unazës së Re. Një njeri që lufton për të fituar besimin e shefit brenda organizatës dhe mijëra të pashpresë që luftojnë për të mbijetuar në qytetin që drejtohet prej tij.

©LAPSI.AL



18 Comments

  1. Bukur, shkullak,
    Thu:
    Përse ky protagonizëm i Gjinos se fiqve,
    tiranasi denbabaden…
    përse bëhet vullnetarisht shënjestër heroike… kur ‘Unaza’ nuk ka lidhje me institucionin e tij?
    Po vetësakrifikohet për partine I krupshmi lejfen?!

    Kështu bëri edhe me projektin e kullave të Teatrit. Doli vullnetar mori mbi shpinë barrën e shefit shalgjate.

    Nuk mund të mos të të shkaktojë të vjellet kur e sheh ashtu të ngrysur
    tek trash zërin brenda fallcitetit të tij emblematik e bubullin: Unazen do ta bëj si bera PAZARin, Sheshin, Lodrat,
    si bera veten, çunin…. prokopi, minister, qytetar I pare.
    Me fiq.
    DO ta bej për inat te Shpellareve (shprehet me sharjen per Verioret
    e Ekselences Shef-çun Tirone, dishepull-rimisherimi i Konices +Nolit)

    Sakte shkullak, lejfen- uriahipi po parapaguan cmimin e mandatit te dyte.
    Ofrohet pakufi (me shuuuuuume se kurdohere) I gerditeshmi mjerezi
    ket here, te fundit, se e di qe mbetet nje e pegere zagari nen rrenoja te veta (te planeve per pushtet, hakmarrje), prandaj del I çpifur vullnetar. 99ç.

    A pritet qe Çkelqesa e tij
    (101sh)
    tja fale?…

  2. Per Shkullakun e kam fjalen! Mos valle ky fshatar me origjine dhe fshatar nga trute, ka bere ne Tirane ,nje ndertim pa leje ne token e dikujt tjeter! Sepse disa njerez ta dine origjinen nga je dhe thone se je servil dhe mercenar, sepse je gjysem injorant dhe shitesh dhe blihesh nga Sala!

    1. Ja ta zeme se eshte ashtu si thua ti, ky fshatari na paska bere ndertim pa leje. Kjo pune c’lidhje ka me Erjonin? Dmth si del Erjoni burre i mire?

    2. Karakteristika numër 1 e fshatarit është se ai nuk del dot prej fshatit dhe problemeve që lidhen me të, tamam si bën ti në komentin tënd idiot.

  3. Ju lutemi te gjith opinjonistave dhe anal istave qadrista qi t promovojn sa mo teper pulitiken e tortes s pavarsis.

  4. Psikollogjia e fshatarit nuk i ndahet Shallukut,i duken si pula dhe veze ngjarjet.Nje shkrim pa lidhje dhe shume i varfer,krahasimet jane tip shvejku dhe per klasen e dyte ne gjimnaz.Te gjithe (edhe ti pshatar nga vrima) do ti beje hyzmetin karrikes,normal fare qe Veli mamaja te behet servil ,kjo ka te beje me karrierien e tij,edhe TI Shkalluk keshtu ben ,servil por je edhe i paafte kurse Veli mamaja eshte absolut i afte,Ai di te beje gol kurse Ti shkalluk ngele ne stol duke share trajnerin.Si loqe qe je,gje ndonje vrime dhe fut koken bosh.

  5. Shume prekes reagimi i komentuesve kuqalashe ne mbrojtje te ‘lejfenit’ te tyre te dashur. Si gjithmone, asnje argument pse artikull-shkruesi nuk paska te drejte apo pse kjo vjedhje e hapur qenkesh gje e drejte. Reagimet tuaja jane kopje te zbehta te batutave te shefit te madhe kur rreket te mbuloje “mutin me shurre”. Merobazizmi po ben ithtare aty ku gjen si terren injorancen dhe militantizmin ekstrem. Uroj vetem qe nje dite, “goli” i Veliajt tuaj te neveritshem, t’ju preke ne interesat tuaja private. Atehere shiheni veten ne pasqyre dhe perpiquni te mos peshtyni…

  6. Qe te besohet dikush per cfare thote duhet te egzistoje besimi qe ky njeri eshte serioz!Te dashur komentues te Lapsit dhe mbeshtetes te Shkullakut,Andit,Tosit dhe kujdo tjeter qe jep mendime kunder shteti shqiptar dhe mbron kriminelin Sali-Meta! Duket qarte nga shqipja juaj qe jeni analfabete! C’lidhje ka Shkullaku thote dikush me Erion fikun? A ka me cudi kur artikulli eshte shkruar nga ky fshatar?! Nuk eshte nevoja ta lexosh Mero Bazen dhe as Tosin ,shkullon dhe Andin sepse dihet cfare do te thone! Jane te shitur! Edhe bythen e ka te shitur Andi! Pse nuk mesoni shqip o injorante te saliut?

  7. OR Shkalluk me mire shkruaj me ndonje pseudonim qe nuk e njohim dhe nuk jemi ne gjendje te pershtasim zerin prej idioti qe ke me shkrimin shqip.Te lutem beje kete sakrifice per Shqiperine dhe jo per Rilindjen.Ne te opozites syte tek ty i kemi,ti je ai qe na meson ,drejton dhe na hap horizont.Kur te vime ne ne fuqi ty do te bejme kryetar komune ose edhe kryeplak .Hajde dhe bashkohu me ne qe nuk vjedhim me ,qe ketej e tutje.Ne e kemi dhjere kaq shume sa nuk ka bir kurve ose bir jo kurve qe tja heqi eren e mutit ketj vendi.

    1. Or miu te kiu , qi penisin tem krejt e lpiu . Qenke ndezur per dem moj zonjush mashkull ,prandaj kerkon qi komunistat te t fusin prasin n sum.

  8. ANALIZA E NUK MUND TE JETE E SAKT ARSYA E PARE KETA ERIONI EDI E TE TJER TE SHOQATES KANE PROBLEME ME TE ARDHURIT PAS VITEVE 1990 ARSYA ESHTE E THJESHT U ESHTE PRISHUR QETESIA KETURE RRUGACEVE QE E KISHIN TIRANEN NEN KOTROLL TE PLOT VETEM 30 VETE KRISTAQI RAPI MINO ENVER HOXHA KIQO PIQO VANGJELI ANGJELI E TE TJER EMRA GREKESH..DHE TANI JAN PERZIER EMRAT RAMAZAN MURAT HASAN SIC I PERMENDI RAME DJE KI RRUGAC IMORAL MASKARO NDERSA VEIA ESHTE ME KEQ SE KY JU KUJTOHET MINISTRI QE TRONDITI BOTEN ME NXJERRJEN E BARRES GRISELDES KY MASKARA I FIQEVE QE DASMEN JA BENE NENA KY MASKARA QE KA MASAKRUAR TIRANE ME KJOSKA KY QEN QE JEP LELE NDERTIMI SA PER 10-VJET TE MARRA BASHKE KY Q QE AKOMA SKA MBARUAR NJE SHKOLL POR VETEM FASADA KY QEN BIR QENI QE PO PASTRON TE GJITHA PARAT E PISTA ME NDERTIME BRENDA NE TIRANE KA PROBLEME ME TE ARDHURIT QE I KANE NDERTUAR TE GJITHA ME EMIGRACION KY QEN QE DON TE PERCAJ E SUNDO JU QE JENI NE SKALJON TE DYTE DA TE DILNI TE PARET PRANDAJ BEHENI MENE TE HEQIM ATA TE PARET KY QE SKA PUNUAR ASNJE DITE VETEM DY DITE KA SHITUR FIQ DHE U BE POLITIKAN ………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *