• |
ide | kryesore

Boks/ Anthony Joshua konfirmon luftimin me Deontay Wilder ose Tyson Fury në 2019

Sport



Kampioni i boksit, Anthony Joshua, ka unifikuar titujt e peshave të rënda në 22 luftime dhe tani synon të bëhet kampioni i padiskutueshëm në vitin e ardhshëm. Wilder dhe Fury do të përballen mes tyre në një duel epik për titullin kampion bote në versionin WBC, në Los Angeles në 1 dhjetor.

Fituesi i kësaj ndeshje të madhe është sfiduar të luftojë me Joshua menjëherë, me stadiumin Wembley që është programuar për në prill 2019. AJ zotëron brezat e IBF, WBA dhe WBO, por bën të qartë se është i uritur të ketë në koleksionin e tij edhe brezin WBC të Wilder.

Postimi i Joshua në Tweeter nuk lë dyshime: “I kam unifikuar titujt dy herë në 22 ndeshje. Më shihni teksa bëhem Kampion i Padiskutueshëm i Peshave të rënda në 2019! Qendro i uritur.”

29-vjecari britanik, është duke kaluar një periudhë relaksi në Xhamaika, por fotot në Instagram tregojnë se Joshua i është kthyer stërvitjes, me dëshirën për ta organizuar ndeshjen e tij të ardhshme sa më shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *