• |
ide | kryesore

FOTO/ Krimineli i penduar shkruan libër, por e vrasin në ceremoninë e botimit

Planet



Deri në vitin 2012 Nedim Yasar kishte qenë drejtues i bandës “Los Guerreros” në Danimarkë. Tashmë punonte në një radio, dhe premtonte të jepte një ide shumë të qartë për mënyrën se si funksiononte krimi i organizuar në vend. Gjykatësi e kishte përshkruar si një njeri që donte me gjithë zemër të niste një jetë të re. I penduar, ai shkroi një libër për botën e krimit, por e vranë sapo doli nga dera e sallës ku u mbajt ceremonia e përurimit. Libri tregon për shokët dhe bandat armike, për bizneset dhe jetën në burg, si dhe për rregullat e pashkruara që ndiqen nga komunitetet e kriminelëve. Ministri i Drejtësisë së Danimarkës tha se vrasja ishte e pakuptimtë dhe ngjarje e trishtë: “E kam takuar Nedimin. Takova një njeri që donte me gjithë shpirt të ndryshonte” – shkroi ministri.

Radioja ku punonte e uli flamurin danez në gjysmë shtize
Me ish-kryeministren daneze



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *