• |
ide | kryesore

Historia përsëritet: në janar, Vettel në pistë me Schumacher

Sport



Schumacher e Vettel në një përqafim triumfues në Kupën e Kombeve me rastin e Race of Champions ka ndodhur gjashtë herë mes 2007 e 2012, me dy gjermanët që dominonin skenën e garave automobilistike, në cirkuite të rëndësishmetë të gjithë botës.

Por tani historia përsëritet. Mick në vendin e Michael në krah të Sebastian për një tjetër edicion të shfaqjes tradicionale të dimrit. 19 vjecari, kampioni i ri europian në Formula 3, së bashku me ferraristin, mjafton të ndezë ëndërrat e tifozëve të kokëkuqes, se pas disa vitesh do të mund të shohin një tjetër Schumacher në Maranello.

Ndërkohë, në janar në Città del Messico, do të zhvillohet kontakti i parë në pistë që do të jetë edhe sfida për klasifikimin individual të Race of Champions, që tradicionalisht nga ekzibicion transformohet në një kompeticion të ashpër, diktuar nga krenaria kombëtare. Dyshja Schumacher-Vettel, është e kotë ta themi, se niset favorite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *